Zyrtaret nxjerrin zbuluar Ramën: Pandemia në vendin tonë ka nisur më 28 shkurt, jo 9 mars'

Premte, 17 Prill 2020 17:37

eksa Shqipëria numëron zyrarisht 539 persona të prekur me COVID-19 dhe 26 viktima, nënkryetari i PD, Edi Paloka ngre disa pyetje drejtuar qeverisë dhe zyrtarëve të saj.

Përmes një reagimi në Facebook, Paloka shprehet se kryeministri Edi Rama i ka fshehur me vetëdije shifrat reale të pandemisë në vend.

Ai shton se, drejtuesit e ISHP, me grafikun e publikuar sot, tregojnë se pandemia në vendin tonë ka nisur më 28 shkurt, ndërsa më 9 mars qeveria publikoi zyrarisht rastin e parë me Koronavirus në vend.

Reagimi i plotë i Palokës:

 

Zyrtaret e Rames pranojne krimin ndaj shqiptareve per COVID-19!

Sa burg parashikon Kodi Penal per ata qe me vetedije kane fshehur perhapjen e COVID-19 ne Shqiperi perpara se ta shpallnin zyrtarisht ?

Sa vite burg duhet te bej Edvin Rama qe jo vetem e fshehu me vetedije kete fakt por dhe tallej e perqeshte opoziten qe i kerkonte te merrte masa nderkohe?

Brenda pak ditesh, zyrtaret e Rames kane pranuar se kane qene ne dijeni te faktit se te infektuarit e pare me COVID-19 ne Shqiperi kane rezultuar qe me date 28 shkurt, por kjo ju eshte mbajtur e fshehte shqiptareve .

Fillimisht Silva Bino dhe sot A. Fico kane pranuar daten 28 shkurt si fillimin e epidemise ne vendin tone. Shihni grafikun e paraqitur sot nga drejtoresha e Rames per kurben e infeksionit ne Shqiperi, fillon me date 28 shkurt, te njejten date te pranuar pak dite me pare dhe nga Bino!

Po me sa duket, me urdher te Rames , vetem me daten 9 mars u deklarua zyrtarisht rasti i pare me corona virus ne Shqiperi.

Dje “parlamenti” i Rames miratoi disa nene ne Kodin Penal per te denuar ata individe qe behen shkas per perhapjen e virusit. Po ata zyrtare dhe ai kryeminister qe me vetedije ka fshehur te verteten mbi perhapjen e virusit ne vendin tone, duke shkaktuar mbase mijera te infektuar, sa duhet denuar???

Kujtoj qe vetem nga datat 28 shkurt deri me 9 mars ka patur disa aktivitete masive dhe publike:

-Kongresi i PS ne Pallatin e Kongreseve

-Mitingu i thirrur nga Presidenti Meta ne Bulevard

-Derby midis Tirones dhe Partizanit ( dhe ndeshjet e tjera te kampionatit)

-Festimet nga grate dhe mesuesit e 7-8 marsit

Te gjitha aktivitete me grumbullime nga me masivet, por Rama dhe zyrtaret e tij i lejuan duke fshehur te verteten per interesa te tyre meskine!

Sa shqiptare mund te jene infektuar ne ato dite?

Sa prej tyre kane gjetur vdekjen?

Kjo eshte vrasje me dashje, eshte krim me vetedije te plote.

A do mbash pergjegjesi per kete Edvin , apo do vazhdosh me DENGLA

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...