Nga Belind Këlliçi -
Bizneset që punësojnë me mijëra familje dhe mbajnë ekonominë në këmbë, janë sot në momentin e tyre më të vështirë për shkak të krizës së krijuar nga COVID-19. Krizë kjo që sigurisht vjen nga shkaqe natyrore por edhe nga paaftësia menaxhuese e drejtuesve publikë për të hartuar një program ekonomik të qartë dhe të dobishëm për taksapaguesit më të mëdhenj shqiptarë.
Shkëlqen mes mediokërve e të paaftëve, kryetari i pavotuar i bashkisë që mbledh më shumë taksa se çdo bashki tjetër në vend, Erion Mashtruesi.
Njeriu që rrëmbeu pa kandidatë rivalë Bashkinë e Tiranës shpalos me krenari urrejtjen ndaj të pasurve, duke sulmuar hapur biznesmenët, vetem pse janë të pasur! E gjitha kjo është vetëm propagandë!
Erion mashtruesit në të vërtetë nuk i interesojnë aspak të varfërit! Nëse do t'i interesonin e do të ishte i vërtetë në ato çka thotë, Erioni mund ta nisë punën duke ndihmuar një familje të varfër për një muaj, vetëm me vlerën e një këmishe të tij; dhjetëra familje në muaj, vetëm me anë të bizhuterive e çantave të gruas; ose mijëra familje të varfëra vetëm me kursimet e mamit, që i dolën e tepruan për dasmën 500 mijë euro!
Nëse Erionit do t'i interesonin të varfërit, ai nuk do ta ndante buxhetin e Bashkisë Tiranë vetëm me oligarkët! Shumë prej tyre, klientë, miq e ortakë të Erion mashtruesit kanë mëkate në kurriz dhe jam shpresëplotë se dita kur ata do të japin llogari para drejtësisë do të vijë! Por përpara se ata të dalin përpara drejtësisë, duhet të dalë Erioni njëherë, i cili është aksioner në çdo Ferrari, Maybach, Rolls apo Bentley që ka denoncuar! Me çfarë parash janë blerë këto makina? A janë blerë me paratë e tenderave dhe lejeve korruptive që ke dhënë ti si kryetar bashkie? A je ti bashkëfajtor e bashkëhajdut i çdo qindarke abuzive në buxhetin e bashkisë? Erion, ti je në fakt aksioneri me i madh i flotës së makinave luksoze të Tiranës!
Është e neveritshme të shohesh Erionin çdo ditë, që në vend të bëjë detyrën e tij ndaj taksapaguesve shqiptarë, tenton të çoje në fund amanetin e etërve të tij politikë, për të përndjekur kulakët!
Vetëm një njeri i pashpirt, i paaftë, që bën çdo gjë për pushtetin e tij personal, si mashtruesi që kemi për kryetar bashkie, do të mund të përdorte dhimbjen dhe skamjen që po kalon shoqëria jonë, për sulmet e mllefet e tij të ulëta.