Rama: Ja ku mund të marrë leje një qytetar kur ka një vizitë urgjente mjekësore

Hënë, 20 Prill 2020 15:07

Kryeministri i vendit, Edi Rama sqaroi në komunikimin e sotëm se personat nga rrethet që kanë një vizitë urgjente mjekësore në Tiranë nuk duhet të marrin leje tek e-Albania, por rasti përcaktohet nga vetë Urgjenca Kombëtare ndërsa për ata që e kanë të planifikuar vizitën, duhet të jenë të pajisur me dokumentet përkatëse.

Rama u shpreh se ‘kam lexuar shumë komente lidhur me marrjen e lejes tek e-Albania për vizitat mjekësore. Nuk janë marrje leje për urgjence. Janë marrje leje për vizita mjekësore të cilat janë të përcaktuara nga mjeku i familjes apo nga spitali përkatës për shërbime të caktuara shëndetësore. Pra, janë vizita që duhet kryer në bazë të takimeve të lëna nga mjekët, që do të thotë që edhe pa ndodhur kjo situate e kemi përsëritur pafund. Urgjencën nuk e përcakton ti, urgjencën e përcakton Urgjenca Kombëtare. Kjo do të thotë që në rast urgjence, vazhdon trajtohet dhe numrin 127 dhe është Urgjenca Kombëtare që vendos nëse ti vërtet nevojë për urgjencë apo thjeshtë ke dhimbje koke dhe do të shkosh tek spitali me të parë. Kjo ka bërë që spitalet të ishin tejet të ngarkuara dhe që shumica e rasteve medemek urgjente, të mos ishin urgjente të bllokonin raste urgjence që ishin të tjera. Nga ana tjetër, me vendosjen e takimeve online që vendosen nga spitali, shumë e thjeshtë. Ka një procedurë që bëhet nga spitali, është bërë e mundur që të ulet shumë fluksi i Urgjencës, kohë më përpara se të ndodhte kjo.

Ai qartësoi se për personat që do të kryejnë vizitën mjekësore, do të jenë të pajisur me dokumentin përkatës.

“Pra, kam një urgjencë mjekësore, është 127 . Nuk ka lidhje me e-albania dhe është Urgjenca Kombëtare që ka për detyrë të thotë prit ose s’ka problem se erdhëm. Nuk e përcakton ti, por po të ishte kështu e merrni me mend vetë që të gjithë shqiptarët do merrnin makinën dhe do thonin po ikim në spital se kam një urgjencë mjekësore dhe na rroftë që vëmë rregulla të tjera. Ndërsa leja që deri dje, ishte problem me ato emailet me policinë, fluksin etj etj, tani merret fare thjeshtë por çdo kush që qarkullon me makinë për të shkuar për një shërbim mjekësor, duhet të ketë me vete dokumentin përkatës që provon që po kryen këtë shërbim mjekësor dhe nuk del rrugës për punë të tjera dhe i thotë policit po shkoj se kam dhimbje koke”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...