Luan Rama mesazh prekës për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Ljarja

Tuesday, 21 Prill 2020 11:06

Pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh Rikard Ljarja ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama rrëqeth me dedikimin në nder të tij.

Rama shkruan se e gjithë jeta e aktorit të madh Rikard ishte e fisshme dhe me personalitetin e tij qytetarëve iu shfaq si Rikardi që të gjithë do donin tii ngjanin, pasi ai erdhi tek qytetarët si njeriu i virtytshëm dhe aktor i papërsëritshëm, bashkëshort dhe prind gjithë dashuri dhe regjisor i guximshëm e gjurmëshënjues në filmin shqiptar.

“Nuk gjej dot mal tjetër ku ta peshoj dhimbjen” shkruan Rama teksa thekson se aktori imadh Rikard Ljarja “na dhe gjithçka. Pa na kërkuar asgjë”.

Reagimi i Luan Rames:

KRONIKË BARDHEZI

Në përcjellje të Rikard Ljarjes!…

Po ta marr borxh titullit e njërit prej librave që më pate dhuruar i dashur Rikard, për t’u mbështetur në ty se nuk gjej dot mal tjetër ku ta peshoj dhimbjen.

Kronikë bardhezi në zinë e bardhë të ikjes tënde, shenjtërisht të fisme e pamatshëm të dhimbshme!

Sepse ti kurrësesi nuk mund të ikje ndryshe!

Gjithë jetën tënde e jetove fisshëm, duke na dhënë Rikardin që kush nuk do të donte t’i ngjante.

Na dhe Rikardin; njeriun e virtytshëm dhe aktorin e papërsëritshëm, bashkëshortin dhe prindin gjithë dashuri, na dhe regjisorin e guximshëm e gjurmëshënjues në filmin shqiptar.

Por, në të njejtën përmasë na dhe edhe Rikardin muzikant, instrumentist të talentuar, piktor dhe shkrimtar të përjetimeve realiste, i cili bujarisht na e fali të gjithë botën e vet me aq art dhe elegancë zotnie, me aq shpirt dhe shenjtëri frymëzimi, si dëshmi e një përmase të epërme e krejt të veçantë të madhështisë tënde.

Të madhështisë tënde të fisme e të pazhurmë…

Na dhe gjithçka. Pa na kërkuar asgjë.

Ndaj sot, në ditën e përcjelljes, të falem nderit me mirënjohje për gjithçka bëre e na dhe, si pakkush!

Dhe ike mirësisht i bardhë dhe madhërisht i paqtë në këtë ditë zi dhe pikëllimë Rikard Ljarja!

Ike në amëshim…

Të ndrittë shpirti

mik, shok, vëlla!

Login to post comments