Rreziku i rrënimit të demokracisë nga ‘diktatoruci’ Rama...

Tuesday, 21 Prill 2020 10:57

Nga Kastriot Islami

1. Bëhet pyetja: Mos vallë Rama, që akuzohet se po keqpërdor pandeminë nga COVID-19 për të forcuar pushtetin e tij personal, nuk është i vetmi por ai kopjon/imiton liderë të tjerë të vendeve demokratike? Është e vërtetë se elementë të sjelljeve të tij autoritare në menaxhimin e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 për interesa të forcimit të pushtetit personal mund (them mund) të gjenden edhe në tentativat e ndonjë drejtuesi të vendeve të tjera, kryesisht jo-demokratik, por edhe të ndonjë vendi demokratik.

2. A është vërtet Rama një drejtues që sillet me pandeminë si drejtuesit e vendeve të tjera demokratike? Rama vepron në mënyrë tinzare; nga njëra anë vepron në mënyrë qartësisht autoritare e deri diktatoriale, dhe nga ana tjetër përpiqet me të gjitha mënyrat e mjetet t’i paraqesë veprimet e tij si demokratike.  Prandaj Rama, në mënyrë perverse ka qëmtuar për të gjetur elementë autoritarë veprimesh për menaxhimin e pandemisë apo kopjuar/imituar masa te forta nga vende të ndryshme, duke i paraqitur më tej ato në formën e një pakete masash drastike e policore të domosdoshme për menaxhimin e pandemisë në Shqipëri, duke e shitur secilën prej tyre si masë të marrë nga ky apo ai vend demokratik. Kështu ndërkohë që secila masë më vete mund të jetë e diskutueshme nga këndvështrimi i respektimit të parimeve demokratike, e gjithë paketa e aplikuar nga Rama për menaxhimin e pandemisë, është qartësisht ekstremisht autoritare. Përmbledhtas mund të thuhet se Rama rezulton një imitues i një bashkësie masash drastike, të përdorura në Shqipëri në formën e një pakete qartësisht autoritare. Në këtë mënyrë, Rama rezulton një diktator provincial e qesharak, ose ndryshe një kopjac masash të “forta”, ndërkohë që e gjithë paketa e tij e masave është qartësisht makiaveliste.

3. Përse paketa e masave të Ramës është makiaveliste? Makiaveli ka qenë një diplomat, filozof dhe shkrimtar i Rilindjes italiane dhe shpesh i referohen si babai i filozofisë moderne. Makiaveli është bërë veçanërisht i famshëm me librin e tij “Princi”, ku i jep “këshilla” të vlefshme politikanëve të paskrupullt. Në këtë libër Makiaveli i propozon kësaj kategorie politikanësh sjellje të pamoralshme, duke i inkurajuar ndërkohë të sillen në mënyrë djallëzore, për të qenë të suksesshëm në politikë. Aq i famshëm është bërë ky shkrimtar në të gjithë planetin me këtë libër, saqë sa herë akuzohet dikush për sjellje autoritare, diktatoriale e djallëzorë, e cilësojnë si “makiavelist”. Këto leksione ka tentuar të ndjekë Rama për të ndërtuar “paketën e masave drastike e policore” për menaxhimin e pandemisë, prandaj edhe ky cilësim..!

 

4. Rama i plotëson të gjithë kriteret për tu cilësuar drejtues makiavelist. “Makiaveli” në forma apo nivele agresiviteti fshihet brënda “ambicieve absurde për pushtet” edhe të shumë drejtuesve të vendeve demokratike. Ky është një përfundim që rezulton nga leximi i librit “Makiaveli në demokraci” (të përkthyer në shqip nga frëngjishtja) të shkruar nga ish- kryeministri dhe kandidati për president francez Eduard Balladur. Sipas autorit, “ambiciet e tentativat e çdo drejtuesi”, edhe në vendet demokratike, orientohen shpesh nga të njëjta “këshilla” të propozuara nga Makiaveli. Por në vendet demokratike, hapësirat e realizimit të këtyre ambicieve makiavelike janë të mbyllura e për rrjedhojë ato rezultojnë praktikisht të parealizueshme. Kjo vjen për shkak se në vendet demokratike, ku shteti ligjor është funksional, biznesi është i pavarur, prona private është e shenjtë, drejtësia realisht e pavarur, e tjerë e tjerë, thënë përmbledhtas ekzistojnë shumë mekanizma ‘kontrolli e barazpeshimi” që nuk e lejojnë politikën të dalë jashtë shinave/binarëve të demokracisë. Prandaj në vendet me demokraci të konsoliduar, ndonëse “makiavelizmi i reduktuar shumë” ekziston në kokën apo zemrën e çdo drejtuesi, ai nuk është gjë tjetër veçse një bust pa vlerë dhe pa asnjë ndikim në funksionalitetin e demokracisë e jetën e qytetarëve që gëzojnë frytet e demokracisë.

5. A është Rama realisht një diktator makiavelist dhe çfarë rreziku paraqet ai për demokracinë shqiptare? Rama, duke qenë një mediokër me formim të dyshimtë, e ka të pamundur të jetë realisht një nxënës i suksesshëm i Makiavelit, prandaj duke qenë  i ndërgjegjshëm për paaftësinë e tij, është shndërruar në një imitues pervers e të rrezikshëm të sjelljeve autoritare të udhëhequra nga ambiciet e tij të shfrenuara makiaveliste. Prej 20 vjetësh, por veçanërisht 7 vitet e fundit, Rama me “bustin e Makiavelit brenda kokës së tij”, duke vepruar në rrethanat e një demokracie të brishtë, ka arritur të shkatërrojë të gjithë mekanizmat mbrojtës të demokracisë, duke e shndërruar demokracinë shqiptare pa “imunitet demokratik”, tejet të rrezikuar për t’u rrënuar nga sjelljet autoritare. Më konkretisht, i) parlamenti pa opozitë; ii) pushteti vendor monopartiak; iii) media, biznesi, shoqëria civile e deri gjyqësori tërësisht nën kontrollin e një individi, dhe të gjitha të shoqëruara me indiferencën apo mungesën e reagimit intensiv qytetar janë shenja të një demokracie të rrezikuar nga veprimet autoritare të një imituesi djallëzor e pervers makiavelist.

6. E ku qëndron rreziku i veçantë i sjelljeve autoritare të Ramës në menaxhimin e pandemisë? Në kushte kur demokracia e brishtë shqiptare është “pa imunitet demokratik”, tentativat autoritare të Ramës, të shfaqura gjatë menaxhimit të pandemisë për forcimin e pushtetit të tij personal, janë shumë herë më të rrezikshme se në vendet e tjera demokratike, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për forcimin e pushtetit të tij personal, ashtu si mund të tentojnë apo edhe arrijnë edhe drejtues të tjerë të disa vendeve demokratike, por sepse ato mund të shkaktojnë rrënimin dhe fundosjen e demokracisë..

7. Shumë qytetarë pyesin, çfarë mund apo duhet bërë në këto kushte? Në kushtet e mungesës së “imunitetit demokratik” dhe të rrënimit eventual të demokracisë, i vetmi “medikament” i mbetur për të shmangur rrezikun e rrënimit të demokracisë, që është më i madh se rreziku i COVID-19, e madje më i madh se edhe rreziku nga rrënimi ekonomik, është reagimi masiv e intensiv i qytetarëve ekstremisht të revoltuar për të ndëshkuar ‘diktatorucin’ qesharak e pervers.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...