Rama-Abazi shfrytëzojnë karantinën për të vjedhur/ Berisha: Denoncojini në Gjykatën e Hagës dhe të Drejtave të Njeriut

Tuesday, 21 Prill 2020 17:44

Ish-kryeministri Berisha, ka denoncuar grabitjen që Rama me Sadri Abazin po u bëjnë personave të riatdhesuar të cilët në vend që të karantinoheshin në shtëpinë e pushimit të Ushtrisë, tani po karantinohen në hotelet e Sadri Abazit, me qëllim për të mbushur xhepat e kësaj dysheje.  

‘Miq, ju bëj thirrje ju dhe çdo shqiptari të shtroni pyetjen që vijon:

Pse Edvin Hajduti hoqi dorë nga Shtëpia e Pushimit të Ushtrisë për karantinën siç e njoftoi vet më 20 mars dhe kaloi tani tek hotelet e Sadri Mafiozit në Golem?

Përgjigja e kësaj pyetje është e qartë si rrezja e diellit.

Me karantinën tek Shtëpia e Pushimit nuk mbusheshin dot baulet me euro kurse tek hotelet e Sadriut të ardhurat ndahen përgjysëm!

Miq, po ju rikujtoj këtu se sistemimi me detyrim i të rikthyerve në hotelet e Sadri Abaz Mafiozit është një diskriminim i rëndë antiligjor dhe vjedhje e pastër që ju bëhet këtyre qytetarëve.

Kjo sepse:

1- qytetarët shqiptar që u riatdhesuan 3 javë më parë erdhën në atdhe me pa pagesë dhe shkuan direkt në shtëpitë e tyre.

2- Sot shumica e qytetarëve që dalin covid19 pozitiv në Shqipëri, madje dhe shumica e të sëmurve me covid19 kalojnë karantinën dhe sëmundjen në shtëpi. Kurse qytetarët që rikthehen nga jashtë nuk i lejojnë të bëjnë karantinën në shtëpi e tyre por duhet të shkojnë në Hotelet e mafiozit Sadri Abazi për të mbushur baulet me para ai së bashku me Edvinin që përdor postin dhe epideminë për të bërë para për vete dhe klientelën e tij.

Ky është një krim i shëmtuar.

Ju bëj thirrje të rikthyerve të refuzojnë të gjithë karantinën për të mbushur xhepat Rama -Abazi dhe të bëjnë atë në shtëpitë e tyre.

Sikunder i ftoj të ngrene padi kundër Edvin Kristaq Xhelatit dhe narkoshtetit të tij pranë Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për krimet e kryera ndaj tyre. sb

Login to post comments