“Javën e ardhshme rrisim orarin për Pazar”, Rama njofton vendimet e reja

Tuesday, 21 Prill 2020 17:55

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike vendimet e reja.

“ Hapja e domosdoshme duhet të jetë graduale. Vigjilenca duhet të jetë maksimale, imponimi dhe vetëimponimi i rregullave duhet të vazhdojë. E di që iu kanë lodhur mërzitur lejet, autorizimet, ndryshimet por duhet të kuptoni që kjo është një dhimbje koke për ju dhe për mua që kam përgjegjësi t’ju mbroj. Javën e ardhshme do e rrisim orarin për Pazar dhe do hapim dhe rrugët ndërqytetëse për taksitë. Dhe nga e hëna 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qyteteve, qoftë me këmbë, qoftë me makinë madje pa e kufizuar tek makinat që duan të shkojnë në punë dhe po ashtu do hapim dhe bllokun tretë të bizneseve”.

Login to post comments