Si i përgjigjet Basha komentit të socialistëve se janë me fat që e kanë atë kryetar opozite

E mërkurë, 22 Prill 2020 13:24

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” u pyet nga gazetari Enkel Demi për komentin e socialistëve, se janë me fat që kanë atë kryetar opozite. Në sondazhet e publikuara është parë që kryeministri Rama ka pasur rezultate të larta, ndërsa lideri i opozitës nuk ka qenë në pritshmëritë e duhura.

Por, për Bashën qeveria mbetet ilegjitime. Në asnjë moment për liderin e opozitës shteti nuk ka qenë në krah të shqiptarëve dhe mbrojtjes së jetës apo shëndetit të tyre.

E vetmja rrugë e përdorur nga kjo qeveri sipas tij është vjedhja dhe manifestimi i gjobave. Basha u shpreh se nëse do të bëheshin zgjedhjet nesër kryeministri do të pësonte një disfatë elektorale.

 

Lexo edhe: Basha tregon në “Abc News” nëse do të dalin sërish në protesta

Enkel Demi: Kam parë një sondazh, kuptohet ishte organizuar afër zyrës së tij, ku kryeministri Rama del shumë mirë, dhe ju nuk dilni shumë mirë. Mos e mer si ofezë timën, ata që ma dhanë thanë shyqyr që kemi Lula Bashën në opozitë, ma kanë thënë copë këtë. Përse këta janë kaq mirë në sondazhe, ose sondazhet e tyre?

 

Basha: Ka dy gjëra këtu,  e para është të dalësh para pasqyrës dhe ti thuash vetes: “o sa mirë që jam” dhe e dyta është që të marrësh edhe një kor njerëzish që të dalin edhe ata para pasqyrës dhe ata të thonë: “o sa mirë që je”. E gjithë strategjia e Edi Ramës në këto vite është bazuar të shitblerja e votës. Dhe nuk ka gjë që e tregon më mirë këtë se tërheqja nga padia e gazetës gjermane “Bild”.

Fakti është që kjo qeveri ka humbur legjitimiteti dhe nëse nesër do të kishte zgjedhje do të pësonte disfatën më të rëndë. I gjithë veprimi i tyre është bazuar në blerjen  votave. Nuk ka asnjë mundësi, nëse zgjedhjet bëhen nesër për shkak të Edi Ramës dhe keqmenaxhimit të situatë së tërmetit apo edhe të pandemisë, kjo qeveri që ka ardhur në pushtet me një proces të manipuluar dhe do të përballej me një katastrofë elektorale.

Këta kane dështuar në mënyrë spektakolare. Opozita i ka përdorur mjetet që ka në dorë. Qëllimi nuk është se si të ulemi në pushtet, por se si të ndihmojmë njerëzit. Për këtë kërkuar që në fillim të merren masa për mbrojtjen e qytetarëve, kjo është detyra e opozitës, mbrojtja e shëndetit dhe jetës s ë qytetarë. Do të vijë momenti i nxjerrjes së përgjegjësisë dhe se çfarë ka bërë opozita. Taktika e ngopjes së lugës bosh nga Edi Rama nuk funksionon më./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...