Presidenti Meta: Koronavirusi nuk e ndal dot pranverën

E mërkurë, 22 Prill 2020 13:27

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh frymëzues për të ardhmen në ditën e Tokës.

Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shprehet se “koronavirusi nuk mund ta ndalë pranverën që ka nisur tashmë“, por nga ana tjetër këshillon se “për të pasur një të ardhme më të mirë, pa të gjitha masat mbrojtëse që na imponohen këto ditë, ne, njerëzit duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet“.

 

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit:

Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme!
Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t’ju rikthyer bukurive tona përrallore natyrore!
Gëzuar Ditën e Tokës!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...