Tërheqjen e pjesshme dhe të përkohshme të Shqipërisë nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, pas zgjatjes me dy muaj te fatkeqesise natyrore, Presidenti i vendit Ilir Meta e ka quajtur nje praktike qe njihet nga Keshilli i Evropes.
Ne pergjigje te interesit te medias, se cfare mendon lidhur me kete terheqje, kreu i shtetit u pergjigj:
“Është një praktikë që njihet nga KE në raste të caktuara, kur për arsye madhore një vend anëtar merr kufizime të imponuara. Por besoj se edhe KE dhe Komisioni i Venecias e ka bërë të qartë që nuk duhet abuzuar me situata të tilla për të dëmtuar parimet kushtetuese dhe të drejtat kushtetuese. Unë e cmoj shumë të domosdoshëm rritjen e transparencës dhe frymës bashkëpunuese, pasi sa më shumë transparencë dhe sa më shumë frymë bashkëpunuese, aq më shumë konsensus dhe mirëkuptim do të ketë”.
Kujtojme se në kohën kur Shqipëria është futur në muajin e dytë të gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së COVID-19, qeveria shqiptare ka njoftuar Këshillin e Europës për tërheqjen e përkohshme nga Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.