Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përmes një konference për shtyp tha se qeveria shqiptare ka gjasa t’ju fshehë shqiptarëve të vërtetën mbi përhapjen e pandemisë së COVID 19. Sipas tij, pas gati dy muajsh izolim vendi ka të njejtat raste sin ë ditën e dytë të pandemisë
“Jemi së bashku në këtë komunikim sërisht për problemin e pandemisë dhe për mënyrën se si po administrohet kjo pandemi, që për fat të keq, ka hyrë tërësisht në rrugën e spontanitetit, ndërhyrjeve të improvizuara, të fragmentuara që ecin me logjikën e ditës dhe me asnjë perspektivë afatgjatë dhe të përballimit serioz të pandemisë. Së pari jemi të detyruar të pohojmë qartë dhe prerë që qeveria shqiptare ka adaptuar një hiç strategji, thjesht një improvizim të ditës, e cila lëviz nga mëngjesi në drekë dhe nga dreka në pasdite, e nga pasditja në darkë, e cila nuk i jep asnjë përgjigje konkrete pandemisë. Pandemia kërkon në radhë të parë të kontrollohet dhe në radhë të dytë kërkon çdo mjet dhe çdo mundësi kufizimi për evitimin e përhapjes së saj. Shifrat e ditës së sotme pas shumë javësh kufizimesh drastike, kemi të njëjtat shifra siç kemi pasur ditën e 2 të pandemisë”,- tha ai.
Sipas Vasilit, “Është e qartë që Shqipëria po tregon për shkak të mungesës së testimeve, që nuk bëhen për të fshehur të vëretën e pandemisë, një e vërtetë që u takon ta dinë qytetarët në mënyrë që të kenë mundësi të mbrohen, të njohin shkallën e problemit. Shqipëria ka shpikur në vend të kurbës që tashmë e ka çdo vend i botës me ngjitje dhe zbritje, ka këtë kurbë sharrë, e cila nuk ka fare të bëjë me mënyrën se si pandemitë duhet të ndiqen”,- tha Vasili.