Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar për rritjen e ndjeshme të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Sipas Vasilit kufizimet nuk sollën asnjë rezultat dhe ky është fakt pasi edhe në datën 4 prill kishte sërish 29 raste.
“Refuzimi i testimeve ishte refuzimi i së vërtetës dhe i shkencës. Boll më me inkuizicionin rilindas antishkencë, që dëmton shëndetin e njerëzve”, shkruan në reagimin e tij Vasili.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Sot 29 raste të reja me COVID-19!
Edhe në 4 prill kishte sërish 29 raste.
Kufizimet nuk sollën asnjë rezultat ky është fakt.
Hìçstrategjia kuturu është realitet.
“Të dalë ku të dalë” kjo është e vërteta e Hiçstrategjisë.
Refuzimi i testimeve ishte refuzimi i së vërtetës dhe i shkencës.
Boll më me inkuizicionin rilindas antishkencë, që dëmton shëndetin e njerëzve.