”Sot 29 raste aq sa kishim më 4 prill”, Basha: As ta lusim, as ta këshillojmë, dita të ngremë zërin

E Enjte, 23 Prill 2020 17:27

Kreu i PD, Lulzim Basha në një lidhje live për ”News24” ka thënë se karantina nuk po jep fryte pasi sot Shqipëria ka 29 raste të reja me COVID-19 sa ç’kishte më 4 prill.

Basha thotë se kjo ndodh pasi qeveria lë hapur bombat me sahat si fasoneritë që përhapën infeksionin masivisht në Kurbin e Krujë.

Po ashtu Basha thotë se nga sot nuk ka më këshillime dhe lutje nga opozita por është dita për të ngritur zërin.

”Gjendja e jashtëzakonshme nuk bëhet as për llustër as për të fshehur dështimet. Të përdorë me procedura ata që janë goditur nga fatkeqësia. Kjo është ideja e emergjencave dhe ligjeve të fatkeqësive natyreore. Dy javë më parë refuzuan. Pasi e shpallën kanë bërë atë që nuk duhej bërë. Të marrin masa jo vetëm masa shtrenguese por edhe mbështetëse.
Keni parë pamjet e grave në fasonerinë e Korçës. Ndjenja e tyre rrënqeth. Kështu situata në Krujë, Kurbin, Berat, Shkodër, Durrës.
Sot zyrtarisht ka 29 të infektuar, saç kishte në 4 prill. Kurba e infeksioneve duket se është aq e çoroditur. Duket se karantina nuk po jep fryte. Sepse lihen bomba me sahat si fasoneritë dhe hapin infeksionet. Qeveria nuk zgjidhi qesen për të paguar vajzat, nënat. I mbajti t’ja japë oligarkëve. Ku janë paratë e qytetarëve? Tani që kanë nevojë për shtetin shteti zhduket. Dhe më pas zgjat gjendjen e jashtëzakonshme? Çfarë bëri këto 4-5 javë? Drejtim nga Facebooku, tjetër gjë thotë tjetër gjë bën.
E paaftë, qeveria ka dështuar, një shtet i rrënuar nga korrupsioni. Nëse do vendoste interesat e shqiptarëve të parat do ishte ndryshe, por jep 100 milionë euro për oligarkët dhe lë gratë dhe vajzat të klithin, s’kam asgjë thonë.
As ta lusim, as ta këshillojmë, por tani është dita të ngremë zërin. Gjysma e parlamentit është shtojcë e këtij dështimi. ”- tha Basha.

  
Modifikuar më E Enjte, 23 Prill 2020 17:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...