Situata me COVID 19/ Lulzim Basha: Mbështesim protestat e qytetarëve, por nuk shfrytëzojmë zemërimin e tyre për pushtet

E Enjte, 23 Prill 2020 17:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për NeWs 24 deklaroi se Partia Demokratike do të mbështesë të gjitha protestat e qytetarëve në kohën kur qeveria nuk përmbush detyrimet kushtetuese ndaj tyre në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Basha tha se nga ana tjetër opozita nuk do shfrytëzojë zemërimin e tyre për pushtet.

“Ne mbështesim protestën e drejtë të qytetarëve që ka nisur tashmë. I kanë detyrim në Kushtetutë t’i zbatojë qeveria kërkesat e tyre, se shteti i detyroi njerëzit të mbyllen në shtëpi, shteti duhet t’i përgjigjet me ndihmë financiare, me ndihmë ekonomike. Nuk është lëmoshë as vullnet i mirë i Edi Ramës, pra e ka në detyrë. Pyetja që shtrohet sot është ku janë lekët e shqiptarëve? Lekët e taksapaguesve shqiptarë? Si do ta mbajnë gjallë frymën ata, me fjalë, me cinizëm? Mbështes me të gjitha format dhe mënyrat protestat e qytetarëve që kërkojnë të drejtat e tyre në një situatë keqmenazhimi nga qeveria. Ne nuk do ta shfrytëzojmë këtë zemërim të tyre për pushtet”,- tha Basha.

Sipas tij, nga qeveria “Nuk ka dy paketa por dy gjysëm pakëta në letër që nuk janë vënë në zbatim. Njerëzit janë braktisur, janë lënë në mëshirë të fatit. Nga mëngjesi në darkë kryeministri ka vetëm dërdëllitje para ekranit. Kjo nuk sjell ushqim në tryezat e shqiptarëve. Mjafton të shikojë eksperiencat e vendeve fqinje për të kuptuar që është i dështuar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...