Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili me anë të një videoje të shpërndarë në “Facebook” ka komentuar masat e marra nga qeveria shqiptare në këtë kohë pandemie të koronavirusit.
Vasili shprehet se qëndrimi i qeverisë dhe i Edi Ramës personalisht ndaj Covid-19 është tërësisht aprofesional
“Qëndrimi i kryeministrit është orientuar nga interesi politik i ditës dhe absolutisht fare nga pandemia. Ju e dini, se OBSH ka kërkuar testim, testim, testim të gjerë. Edi Rama refuzoi publikisht, dhe tha se nuk ka nevojë fare për strategji të tillë, por do ndjekim strategji të ngjashme me atë të Zvicrës, e cila teston njerëzit mbi 65 vjec e kjo është tha ai, strategjia më e mirë për ne
Koha nuk i dha të drejtë në asgjë, situata u bë krejtësisht kaotike. Rama mbajti qëndrim aprofesional, duke bërë të kundërtën e OBSH-së. Të gjitha organizatat ndërkombëtare kanë këmbëngulur për përdorim masiv të maskave”, tha Vasili
Petrit Vasili theksoi se Edi Rama ka bërë të kundërtën e asaj që do shkenca, kurse ka shtuar se masat kanë qenë represive, duke dëmtuar qytetarin shqiptar ekonomikisht dhe psikologjikisht.
"Karantina Politike e Pandemisë- Inkuizicion antishkencë dhe antishëndet!", shkruan mbi video nënkryetari i LSI.