Tritan Shehu:Kurba e virusit ne Shqiperi,duket e "cuditshme" se mungon transparenca

Diel, 26 Prill 2020 22:24

Ish- ministri i Shëndetësisë nga radhët e PD-së, Tritan Shehu ka bërë një analizë të kurbës të të infektuarve në vendin tonë, sipas së cilit ajo nuk është e qetë, siç pretendon qeveria, por e paqartë.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë në Report TV, Shehu tha se në asnjë vend të botës nuk ndodh një luhatje kaq e madhe sa në Shqipëri, ku një ditë raportohen 34 raste, të nesërmen 14 raste. Për ish- ministrin, kjo është një tregues i qartë se ku të dhënat po fshihen.
"Sa më pak testime që bëjnë, aq më e qetë është situata. Ky është parimi i qeverisë shqiptare. Kjo është realisht diçka e gënjeshtër, që fsheh realitetin. Jam dakord që kurba në vendin tonë është një kurbë e butë. kjo nuk është një meritë e jona, por duhet studiuar. Situata nuk është e qetë, është e paqartë. Që të bësh konfuzione duhet të marrë informacione nga terreni, por në terren ka shumë pak teste dhe duhet të ketë shumë aktiv në terren, të instruktuar dhe të pajisur me mjekun e familjes. Kurba jonë është shumë e çuditshme, dje 34 raste sot ra me 14. Ku ndodh kjo punë? Nuk ekziston një kurbë e tillë, tregon se është e deformuar, nuk ka asnjë logjikë, ose e lëvizin me çelës, dje shumë, sot e lëmë pak", tha Shehu.

Ai e quajti provokative pyetjen e gazetarit Besard Jacaj, "se përse nuk ka veshur bluzën e bardhë në këtë kohë", duke thënë se pavarësisht kësaj ai mban kontakte të vazhdueshme me kolegët e tij. "Kjo është pyetje provokative, unë kam qenë ndër të parët që kanë dhënë alarmin, kam kritiuar, por kam dhënë alternativa. Jam në lidhje të vazhdueshëm me mjekë të spitalit, me kolegët reanimator edhe për metodat e trajtimit, të mjekimit,duke përshëndetur ato kolegë", përfundoi ish- ministri.

Modifikuar më Diel, 26 Prill 2020 22:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...