Devijim i vullnetit të qytetarëve/Dekreti i Thaçit mund të sfidohet ditën që mandatohet njëra prej partive jofituese

Hënë, 27 Prill 2020 08:54

Veprimet e presidentit te Kosoves, Thaçi për formimin e Qeverisë së re nuk janë shoqëruar edhe me publikimin e letërkëmbimeve të cila mund të jenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenca vetëm ka lëshuar njoftim për letrën që Thaçi ia ka dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për t’ia kërkuar mandatarin. Por nuk e ka publikuar edhe letrën zyrtare, ashtu siç ka vepruar pesë herë kur mandatarin ia kërkonte Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje. Media e Kosoves ka kërkuar t’i vihet në dispozicion letra dërguar Mustafës dhe ka pyetur nëse ka edhe shkëmbime të tjera, por ka munguar përgjigjja e tyre. As LDK-ja nuk ka treguar nëse ia ka kthyer letrën Thaçit, e cila tashmë e ka nominuar kandidatin në strukturat e partisë dhe po i zhvillon negociatat me partnerët e mundshëm për koalicion. Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se dekreti i presidentit mund të sfidohet ditën që nxirret dhe mandatohet njëra prej partive jofituese.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese sapo presidenti t’i formalizojë veprimet e tij me shkresa. Zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë se në Kushtetuese do të dërgohet edhe letra që po mbahet fshehur nga ana e presidentit.

“Siç kemi njoftuar, presidenti e ka shtruar rrugën e shkeljes së Kushtetutës që kur nisi të dërgojë pareshtur letra, duke vijuar me një supozim arbitrar e të rrezikshëm mbi një ‘refuzim’ të pandodhur kurrë nga subjekti ynë, si dhe tek thirrja e një tryeze me subjektet politike kur Kushtetuta e udhëzon plotësisht ndryshe”, ka thënë për “Kohën Ditore” Adnan Rrustemi, këshilltar në Grupin parlamentar të VV-së.

“Ndaj çdo shkrese që ai ka nënshkruar, edhe letrën që po mbahet fshehur, në të cilën ia ka kërkuar mandatarin Isa Mustafës, edhe çdo dekret, patjetër që do të jenë në lëndën që do të paraqitet në Gjykatë. Sa për veprimet e tyre, pa e shqyrtuar rastin as të mos provojnë që të veprojnë sipas logjikës së aktit të kryer”, ka shtuar ai.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka akuzuar presidentin se tejkaloi mandatin e tij kushtetues duke kërkuar mandatar tjetër jashtë partisë fituese. Sipas tij, çdo vendim tjetër është “devijim i vullnetit të qytetarëve”.

Modifikuar më Hënë, 27 Prill 2020 09:03

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...