Për testime të sakta, BE i jep Shqipërisë një material të ri kontrolli laboratorik

Hënë, 27 Prill 2020 13:25

"Testimi i shpejtë dhe i besueshëm laboratorik është pjesë thelbësore e trajtimit të pandemisë koronavirus", tha sot sot ambasadori i BE, Luigi Soreca tek njoftoi se "studiuesit  e Qendrës së Përbashkët të Kërkimit, qendra shkencore dhe njohurive të BE-së, kanë hartuar një material të ri kontrolli që laboratorët mund të përdorin për të kontrolluar funksionimin e saktë të testeve të koronavirusit dhe për të shmangur rezultatet negativ të rremë."??
Ambasadori i BE Luigi Soreca e dorëzoi të premten materialin e ri të kontrollit pranë Institutit të Shëndetit Publik. Kompletet e dhuruara për Shqipërinë do të mundësojnë një saktësi të shtuar për deri në 20.000 komplete testimi COVID-19. jo është shkenca e BE-së në veprim!?

Login to post comments