Mediu: Shqipëria, një burg me një kryegardian. Opozita nuk mund të jetë këshilltare e qeverisë, duhet kauzë morale

Hënë, 27 Prill 2020 13:35

Fatmir Mediu, kreu i republikanëve fajëson qeverinë për “injorimin” e marrjes në kohë të masave për përballimin e pandemisë Covid-19. Z.Mediu apelon përmes kësaj interviste për “Gazeta Shqiptare” se rrezikut të pasigurisë nga pandemia, shqiptarëve u shtohet rreziku i papunësisë masive, shkatërrimit të bizneseve, ndërprerjeve të aktiviteteve të kompanive të huaja, rrënimit ekonomik, varfëri dhe probleme të rënda sociale. “Për fatin e keq – shprehet aleati i PD-së – kryeministri Rama ka një paketë shumë më të dobët edhe se Kosova për kapërcimin e situatës së pandemisë”. Ai përmend se: “Shqipëria është vendi më absurd ku s’ka më as gjyqësor, parlament qesharak dhe qeveri që nuk ekziston”. Në kushte të tilla, Fatmir Mediu si masë kyçe sugjeron rikthimin i ligjit dhe kushtetutshmërisë. Sipas tij, është e domosdoshme dhe urgjente një pakete e plotë ekonomike, që lufton problemin e papunësisë, mbështet biznesin dhe njerëzit në nevojë.

Z.Mediu, çfarë po rrezikojnë shqiptarët duke vazhduar të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që fundjavave ushtria zbret në rrugë?

Distancimi social, higjiena, testimi masiv dhe gjurmimi i rasteve të infektuara, izolimi dhe trajtimi janë masat më të padiskutueshme, që janë përshtatur nga gjitha shtetet në përgjithësi, nga SHBA-të, Kina BE-ja, Rusija dhe kudo në botë. Mënyra e zbatimit të këtyre masave ka ndikuar padyshim në uljen e kurbës së pandemisë nga Covid-19. Sipas Presidentit Trump, nëse nuk do të ishin marrë masat në projektimet e tyre bazuar në statistika shkencore dhe mjekësore në SHBA, do të kishte më shumë se 1 milion të vdekur, ndërkohë që me marrjen e masave mendohet në 60-80 mijë. Vendet të cilat kanë qenë rigoroze kanë mundur t’a përballojnë mirë pandeminë. Shqipëria me një sistem shëndetësor të dobët, por me mjekë dhe infermierë të mirë, të përkushtuar, të cilët gjej rastin t’i falënderoj përzemërsisht në emrin tim dhe të Partisë Republikane. Qeveria shqiptare duke injoruar marrjen në kohë për përballimin e pandemisë, si dhe mungesës së tamponëve për testim, zgjodhi rrugën e karantinimit të fortë dhe izolimit. Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë u shfrytëzua nga Rama dhe qeveria për të bërë veprime që nuk përputhen me statusin ligjor dhe kushtetues të fatkeqësisë, por me atë të gjendjes së jashtëzakonshme, duke qenë kështu në paligjshmëri. Rama kërkon nëpërmjet propagandës të flasë për një sukses imagjinar, ndërkohë që po të krahasohemi me rajonin, vdekshmëria për numrin e të infektuarve është e lartë. Rrezikut të pasigurisë nga pandemia, shqiptarëve u shtohet rreziku i papunësisë masive, shkatërrimit të bizneseve, ndërprerjeve të aktiviteteve të kompanive të huaja, rrënimit ekonomik, varfëri dhe probleme të rënda sociale dhe depresive.

 

Pas krizës politike, tashmë a rrezikon Shqipëria një krizë ekonomie për shkak të Covid-19?

Kriza do të jetë e pashmangshme në të gjithë botën dhe pa diskutim në Shqipëri, por këtu do jetë më e rëndë për shkak të një ekonomie të dobët. Nga të gjithë zërat më të shquar të ekonomisë të FMN, BB, liderëve botërorë, të gjithë thonë se kriza ekonomike do jetë shumë e rëndë, e krahasuar me depresionin e madh. Do jetë e rëndë për vendet e zhvilluara si SHBA, BE, Kinë, vendet e Gjirit Persik të cilat po kalojnë vështirësi dhe janë aktualisht të prekur rëndë nga papunësia dhe rënia ekonomike. Ata janë angazhuar në një debat të gjerë dhe po kërkojnë me një plan të qartë të krijojnë një balancë ndërmjet mbrojtjes nga koronavirusi dhe në anën tjetër rikthimin e bizneseve në punë. Kriza do të jetë më e rëndë te vendet në zhvillim si Shqipëria. Qeveritë e SHBA dhe BE, por edhe ato të Ballkanit kanë ofruar paketa të mbështetjes ekonomike për shtresat në nevojë, punonjësit dhe bizneset. Për fatin e keq, Rama ka një paketë shumë më të dobët edhe se Kosova. Nuk ka asnjë transparencë për mënyrën e implementimit të paketave mbështetëse të qeverisë. Paketa demagogjike dhe presioni psikologjik e mediatik është paketa që ka ofruar më shumë qeveria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...