Basha: Shqipëria me numrin më të ulët të testimeve. Fondet për shëndetësinë shkojnë te oligarkët

Hënë, 27 Prill 2020 21:15

Kryetari i PD, Lulzim Basha është i ftuari i mbrëmjes i gazetarit Çim Peka në "Çim Peka LIVE" në Syri TV.

Intervistën e tij, Basha e nisi me një urim për televizionin më të ri në treg, Syri TV, i cili sipas tij është një ndër dritaret e së vërtetës në vend.

 

Kreu i PD foli për 5 pikat mbi të cilat ekspertët e opozitës kanë ngritur luftën kundër Koronavirusit.

 
 
 

"Propozimi politik i PD përbëhet nga 5 pika dhe është kyçi i suksesit edhe për vende të tjera siç është Gjermania. Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve.Hapja graduale e ekonomisë është një emergjencë. Propozimet tona datojnë prej datës 11 mars", tha Basha.

 
 

Në një ndërhyrje përmes Skype-t, akademiku Artan Fuga u shpreh se, Departamenti i Shëndetësisë në një parti nuk mund të jetë katedër e një universiteti. 

Ai shtoi se, kur opozita nuk është e mirëfilltë politike barra e peshës mbi ne intelektualët. Këshillat që jep ai departament i gjen edhe një 3-vjeçar nëse kërkon në web.

Lidhur me këtë, Basha deklaroi: 

"Keni ngatërruar këshillën e Departamentit të Shëndetësisë në PD me qëndrimet politike të PD. Qeveria është përgjegjëse që e ka katandisur shëndetësinë në këto nivele. Përmes thithjes së fondeve të shëndetësisë për 2-3 oligarkë dhe kjo ka dalë më zbuluar gjatë pandemisë. Ne jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve dhe përqindjen më të lartë të infektimeve".

Login to post comments