Ndryshimet në Kodin Penal/ Nard Ndoka: Presidenti Meta, i vetmi shtetar i përgjegjshëm në raport me Kushtetutën dhe interesin publik

Hënë, 27 Prill 2020 18:27

Vendimi i presidenti Ilir Meta për të dekretuar ndryshimet në Kodin Penal, duket se ka shkaktuar mjaft debate dhe polemika në vend. Por për kreun e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka presidenti Meta ishte i detyruar të dekretonte këto ndryshime, ndërsa shtoi se përplasjet institucionale ne këto momente krijojnë pasiguri dhe ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetarët shqiptarë.

 “Z. Ilir Meta ka treguar se mbetet një shtetar i përgjegjshëm, në raport me Institucionin e Presidentit, me Kushtetutën, me bashkëpunimin me Institucionet e tjera dhe në raport me qytetarët e vendit. Përtej mendimit tim personal, ne lidhje me ndryshimet në Kodin Penal,  gjykoj se Presidenti i Republikës me ndryshimet e draftit sugjeruar nga këshilltarët, ishte i detyruar të dekretonte ligjin. Përplasjet institucionale ne këto momente krijojnë pasiguri, frike dhe ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetarët. Edhe sjellja e opozitës është e moderuar, në respekt të sigurisë kombëtare, të gjendjes në të cilën ndodhemi nga goditja e pandemisë. Ilir Meta nuk është një personazh që përkulet lehtë, në fakt edhe kauzat e tija, përtej paragjykimeve, i ka fituar me përballje, me aksion politik dhe jo me pazare”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u shpreh se dekretimi i ndryshimeve në Kodin Penal nga Meta nuk është Pazar.

 “Pazare janë bashkëpunimet e nëndheshme, që nuk bëhen transparente dhe që vendi, institucionet e demokracia funksionale kanë pasoja negative. Në këtë aspekt mund të ketë vend për hamendësime dhe fantazi, por jo një realitet i prekshëm. Nuk mund ta konsideroj pazar bashkëqeverisjen me PD, kur qytetaret votuan 50 me 50, dhe LSI ju bashkua qeverisjes duke zgjidhur një krize numrash. Nuk është pazar, kur Ilir Meta firmos marrëveshje me Ramën për te dale sëbashku ne zgjedhje, për te bere te mundur rotacionin politik. Pragmatizëm po, kjo e ka shoqëruar Metën vazhdimisht, është një lojtar politik që është rritur në beteja politike, është sulmuar dhe akuzuar më shumë se kushdo tjetër dhe i ka detyruar shumë aktore pelivan që t’i gëlltisin akuzat e tyre ne raportet politike e personale”, nënvizoi kreu i PDK, Nard Ndoka për gazetën “SOT”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...