”Merkel një herë në 2 javë komunikon për pandeminë”, Lubonja: Duhet të ndante detyrat, por Rama ka nevojë të marrë gjithë meritat

Hënë, 27 Prill 2020 17:26

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka thënë se situata e koronavirusit u menaxhuan individualisht nga Rama edhe pse duhet të kishte një ndarje të punëve dhe të përballohej së bashku.

Lubonja sqaron se Rama nuk e donte këtë situatë, por edhe mënyra si e menaxhoi këtë ishte kulturë e asaj që ka bërë prej vitesh, që nuk bën zgjedhje prej 10 vitesh në parti, nuk nxjerr emrat e atyre që kanë marrë ndihmën financiare apo atyre që drejtojnë Komitetin e Ekspertëve.

”Në qoftë se mund ta spostoj pak, mund të thoja që kjo ishte një situatë ku edhe mund të shfrytëzohej për të rritur ndjenjën e bashkësisë. Ishte një situatë që mund të përballohej së bashku. Thirrjen e të gjithëve, ndarjen e punës. Vetë kjo mënyrë që e mori vetë përsipër, të bëjë propagandën, të flasë vetë me njerëzit.

Merkel del njëherë në dy javë. Njëherë në javë maksimumi për pandeminë. Ky ka nevojë të marrë meritat. Demokracia nuk është një person.
Ne i japim këtë detyrë që t’i merru, ti je babai ynë. Se ka qejf. Se ai që nuk ka qejf e demokratizon vendin, i ndaj punët. Nuk po them se e kishte qejf këtë që i ndodhi se ka shumë probleme brenda. Por kultura që përdori ishte ajo që ka përdorur. Nis nga fakti që ka 10 vite nuk bën zgjedhje
Pse nuk boton listën e njerëzve që kanë marrë ndihmat. Kush është kryetari i Komitetit të Ekspertëve. Edhe Trump që njihet për autoritet, arrogancë i dalin kundër gazetarët dhe shkencëtarët dhe i thonë jo.
Që nga OBSH e të gjithë thonë sa më shumë testime. ”- tha Lubonja.

Login to post comments