Manjani: Cilado Gjykatë Kushtetuese të ishte do kishte rrëzuar ligjet e Surrelit

Tuesday, 28 Prill 2020 15:59

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një mesazh të publikuar në profilin e tij në Facebook, shkruan se çfarë do të ishte në gjendje të bënte Gjykata Kushtetuese.

Kjo gjykatë e cila nuk është funksionale, sipas Manjanit do të kishte rrëzuar ligjin për ndryshimet në Kodin Penal.

Më tej Manjani ka renditur të gjitha ato që sipas tij mund të bënte një Gjykatë Kushtetuese.

Komenti i plotë:

Cilado Gjykatë Kushtetuese të ishte sot në këmbë (edhe ajo e Dvoranit), do ti kishte rrëzuar masat ndaluese pa shkak që ka vendosur Surreli në mënyrë ARBITRARE.

Edhe Kodin Penal që shpiku Rama e shkroi Meta dhe e miratoi Ruçi, do ta kishin rrëzuar.

Nuk them dot se do lejonin mitingje, as kongrese, as festa histerike nëpër sheshe, por qartësisht do lejonin njerëzit të lëviznin e të shkonin në punë lirisht.

Nuk pretendoj se do ndalonin pushtetin monist së shemburi të objekteve private dhe atyre të kultit, por qartësisht do lejonin njerëzit të shesin,blejnë e regjistrojnë pronat e tyre ma marrë leje paraprakisht në E-albania.

Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do çlironte mediat, por gazetarët do lejoheshin të bënin lirisht punën e tyre, pa qenë të detyruar të japin hesap censuruesve.

Nuk do të ndalte dot kriminelët kjo gjykatë, por do të detyronte policinë,prokurorinë e gjykatat të rrinin në punë për të goditur krimin.

Pa dyshim, një Gjykatë Kushtetuese nuk ndalon do abuzimin, por qartësishht do shfuqizonte aktet abuzive normative që nxjerrin ligjin e prokurimit nga fuqia për të legjitimuar kontratat pa tender.

Një gjykatë Kushtetuese nuk do bënte as detyrën e Opozitës e as të Popullit. Por këtij të fundit mund ti jepte më shumë liri, nga sa i jep shteti monist.

Pra një Gjykatë Kushtetuese, sado e anshme të ishte do bënte diçka që kjo situatë të mos lejohej.

Meqë ra fjala, zoti Palmer na tha që vjet në qershor sedo ta kishim gjykatën në Korrik. Erdhi korriku tjetër….

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...