Ish- ministri Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka përshëndetur rolin e opozitës në këtë situatë me koronavirus duke thënë ka bërë atë që bën një opozitë.
Mustafaj thotë se ky moment duhet të shërbejë edhe si moment refleksioni dhe opozitën pasi veç koronavirusit, duhet të përqëndrohet edhe tek problematika e zgjedhjeve pasi jo më larg se 1 vit Shqipëria shkon në zgjedhje.
Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, Besnik Mustafaj theksoi se nuk duheshin ligje të tilla në këtë situatë dhe madje priste që edhe Presidenti ta kundërshtonte atë mbledhje parlamenti, por fakti se propozimet e tij u pranuan Mustafaj i komenton si fitore e Metës dhe tërheqje e Ramës.
”Karantina ka qenë si jeta ime normale. Unë jetoj në fshat, dal pak në Tiranë dhe merrem me bahçen, kam edhe dy qentë. Pra janë mundësitë e mia për të kaluar normalisht situatën.
Unë kam qenë për masa shtrënguese, jam miratues i tyre. Tani në bilanc duke parë si po e menaxhojnë vendet europiane do thoja se tek ne përhapja e COVID_19 është ngadalësuar në mënyrë të sforcuar dhe kjo do ketë si pasojë që do shpërthejë si ekspertët.
Pse në mënyrë të ngadalësuar? Sepse është pranuar nga Merkel, Johnson, Macron që në përgjithësi ky virus do prekë 60% të popullsisë. Rama duke njohur gjendjen katastrofike të sistemit shëndetësor, kapacitetet për të përballuar dyndjen janë detyruar të ngadalësojnë dhe koronavirusi do të ikë më vonë nga Shqipëria.
Padurimi, unë kam djalin në Tiranë dhe e di sa janë lodhur njerëzit brenda apartamenteve. Jeta në apartament është shumë kufizuese dhe limituese. Prishje e një rutine të zakonshme. Duhet liruar situata. Unë po konstatoj pa studime dhe sondazhe, edhe aty ku po frenohet ka një presion psikologjik që ka disa orë lirie.
Sado që formalisht mund të lejohet një subjekt tregtar prap konsumatori ka atë ndrojtjen.
Qeveria shqiptare nuk ka asnjë preokupim për të menduar në gjurmën dhe plagën e koronavirusit në individin dhe komunitetin.
Unë nuk jam idhtar i teorive konspiracioniste, nuk besoj asnjë nga këto për një organizim planetar.
Për herë të parë shohim që lidershipi kombëtar dhe ndërkombëtar por këshillohet me komitete shkencore. Pavarësisht nga gjuha e tyre terminologjinë e kanë të njëjtë dhe e unifikuar dhe nga OBSH. Unë nuk shoh asnjë për të menduar se ka një prapaskenë ku lëvizin disa fije të padukshme. Në mendimin tim e them me krejt gjakftohtësi.
E kam të vështirë të gjykoj duke u nisur vetëm nga ky segment kohor, brenda 6 javësh që ka një ndryshim toni. Situata e pëgjithshme e krizës imponon një ulje të toneve. Kritiku më i madh i Johnson është Tony Blair, por ai doli dhe ishte mbështetës sa i përket problematikave me Johnson.
Ulja e toneve dhe debateve të ashpra që është reciproke duhet pranuar, lidhet për një vetëdije specifike në këtë kohë. Presidenti Meta ndërhyu në një moment kur qeveria do votonte ndryshimet në Kodin Penal. Bëri një letër me propozime të cilat në masë u pranuan.
Kjo mund të quhet një fitore e rëndësishme për Metën, një tërheqje për Ramën. Presidenti pavarësisht se kishte shumë të drejtë duhet t’i qëndronte faktit për të mos ndërhyrë në Kodin Penal. Asnjë vend, edhe Suedia që ka një parlament që mblidhet rregullisht pavarësisht se situata e koronavirusit është problematike, parlamenti nuk ka paraqitur asnjë ligj për dënime por vetëm me administrimin e krizës.
Jam i prirur të nisem nga faktet. A ka diçka mbrapa unë nuk e di. Unë do kisha pritur nga Presidenti të kundërshtonte mbledhjen e parlamentit për të ndryshuar Kodin Penal. Ka apo s’ka vakum ligjor në aspektet që paraqiten në tekstin shoqërues të ligjit. Ky është problem tjetër. Nuk ishte koha për ligje të tilla.
Gjithçka ka ngritur Presidenti por dhe një seri të tjera daljesh ka të drejtë. Dvorani është ende personi që përcakton drejtësinë në Shqipëri. PResidenti ka paraqitur fakte, Dvorani ka shkelur Kushtetutën dhe ende s’ka hetim.
Komisioni i Venecias po ashtu i jep të drejtë Metës. Ende nuk është zgjidhur kjo problematikë për një Gjykatë Kushtetuese të pavarur. Derisa Rama vijon me kapjen e gjykatave atëhere shpresoj që Meta ta vazhdojë deri në fund këtë.
Mënyra se si kryeministri Rama e ka zhvilluar luftën politike ndaj Metës nuk është koherente. Përcaktimet e tij të fundit nuk ndryshojnë atë që ai ka ndryshuar mendim për Metën. Presidenti do të jetë njësh me popullin. Shpresoj se e ka kuptuar drejt se njerëzit në Bulevard erdhën për kauzën e Presidentit dhe jo simpatinë ndaj Presidentit.
Duhet të ketë transparencë. Kuvendi është në tagërin e vet për ta ndërpreë hetimin. Një pjesë e madhe e akuzave nga PS dhe qeveria si argumenta për ta rrëzuar nëpërmjet Komisionit, një pjesë e tyre ka rënë nga përgjigjet.
Opozita kësaj here ka qenë në rolin e vet. Nuk ishte alarmiste. Nuk u përpoq të bëjë panik në popull pasi paniku do ishte favor për të. E përshëndes qëndrimin e opozitës. Ka treguar me kritikat dhe sugjerimet se është e preokupuar. Me denoncimet e saj ka treguar se është përtej emergjencës së problemeve. Por do thosha se opozita duhet ta kishte dhe si kohë refleksioni për veten, të artikulojë edhe problemet e saj për zgjedhjet. Ka një mori problematikash për marrjen e garancisë nga opozita dhe populli se Rama nuk do manipulojë zgjedhjet e ardhshme.
Vonë për të ndërtuar një linjë. Ka praktika në Britani, të gjitha vendet demokratike ku ka që në fillim konsultim të drejtpërdrejtë mes kryeministrit dhe liderit të opozitës. Nuk janë vetëm problematika politike, por edhe shkencor, ekonomik.
Kryeministri Rama e them me bindje se është njeriu më refraktar dhe më refuzues për bashkëpunim me opozitën.
Unë për të menduar se nuk do të jetë e njëjtë politika duhet të gjej shenja tani. Ne kemi përsëri të vendosur në llogore krejtësisht pa linja komunikimi opozitën dhe mazhorancën. Kur ka përballje nga dy krahët nuk besoj se pas daljes nga karantina do afrohen me njëri- tjetrin .
Krimi vepron. Ka pasur 4 vrasje dhe 2 vetëvrasje. Gjendja psiqike është shqetësuese.
Di që nuk ka asnjë transparencë. Rama thotë se ka ndihmuar qindri- mijëra por gjithë biznesi ankohet. Djali im që jeton jashtë, punon për një kompani multinacionale merr 84% të rrogës e merr nga shteti. Pagën ja paguan shteti. ”- tha Mustafaj.