"Mësimi online, dështimi më i madh: Rama nuk investoi asnjë qindarkë"

E mërkurë, 29 Prill 2020 14:24

Nga Luçiano Boçi

Qeveria e mbylli vitin shkollor dy javë para datës zyrtare të tij me një dështim gjigant me mësimin online dhe një dëm serioz për qindra mijëra fëmijë

Asnjë qindarkë e shpenzuar nga qeveria e Edi Ramës për të mos lënë pa mësim me mijëra nxënës që nuk kanë një pajisje apo nuk kanë mundësi për të blerë internet. Asnjë ndihmë për shpenzimet plus të prindërve dhe mësuesve në përdorimin e internetit. Mësimi përmes televizionit publik ishte krejt i pamjaftueshëm, njësoj se paketat gjysmake të ndihmës ekonomike.

Braktisja e nxënësve në mësimin kaotik apo të paarritshëm online është një nga dëmet më të mëdha të shkaktuara tek nxënësit.

Mësimi online mbeti kaotik, nuk arriti tek një pjesë shumë e madhe e nxënësve dhe rezulton jo efikas.
Kjo sepse Rama gjatë kësaj periudhe dha zero lekë për fëmijët tanë dhe arsimimin e tyre online, duke tregtuar të ardhmen e tyre me pasurimin e një grushti njerëzish me të cilët ndan paratë e shqiptarëve.

560 mijë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit kanë paguar taksën e korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Mes arsimit, betonit dhe kontratave sekrete, kryeministri nuk zgjodhi arsimin, por pagoi dhe vazhdon të paguajë për klientët e vet miliona euro, të cilat do të kishin bërë të mundur pajisjen me tableta dhe internet falas të çdo nxënësi dhe mësuesi në sistemin parauniversitar.

Me mbi 50 milionë euro të çuara për beton dhe projekte të tjera korruptive, Edi Rama do të kishte siguruar në pak kohë një arsim online normal dhe të arritshëm nga të gjithë:

1. Çdo shkollë do të kishte platformën e personalizuar online.
2. Çdo mësues do të kishte gjithçka që i duhej për mësimin online.
3. Çdo nxënës do të mund të arrinte të merrte dijen e domosdoshme. Vendi do të merrte investimin për të ardhmen.

Me vetëm 650 mijë eurot e dhëna dje për inceneratorin e Tiranës, mund të mbuloheshin me internet falas 120 mijë familjet në ndihmë ose të përjashtuar nga ndihma (me një kosto 5 € në muaj) plus 10 mijë të tjerë, të goditur nga situata e papunësisë së re.

Janë të paktën 120 mijë familje që jetojnë nën minimumin jetik, të cilat nuk kanë as bukën e gojës dhe jo më internet dhe pajisje smart. Ministria e Arsimit në sondazhin e saj, pasqyroi faktin tronditës që 42% e prindërve të nxënësve janë të papunë, duke rritur ndjeshëm pamundësinë për të zhvilluar mësim online.

Vetë Edi Rama, nga ana tjetër, ka pranuar se aksesi në internet është vetëm 68% në të gjithë territorin.
Po t’i shtosh këtu pamundësinë ekonomike të familjeve të cituara më lart, përqindja rrëzohet në shifra akoma më mjerane.

Rama nuk siguroi as internet falas, as pajisje smart falas për nxënësit e mësuesit, siç bënë shumë vende dhe i braktisi ata dhe familjet e tyre në mes të mëshirës së koronavirusit.

Edi Rama e fshiu arsimin nga axhenda e tij. I braktisi nxënësit, prindërit dhe mësuesit duke mos shpenzuar asnjë qindarkë për dijen. Asnjë ekzagjerim: Edi Rama është sot armiku më i madh i arsimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...