Rama i nxit në spiunazh/ ‘Shuplaka’ e BB për Ramën: Duhen mbrojtur!

E mërkurë, 29 Prill 2020 17:12

Shqipëria do të ketë një rënie ekonomie vjetore në masën 5% gjatë këtij viti në rast se pandemia e koronavirusit imponon kufizime të aktivitetit ekonomik deri në fund të qershorit si dhe rënie në masën 6.9% në rast se kufizimet zgjasin deri në gusht, bëri të ditur një vlerësim i ri i Bankës Botërore.

Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria pritet të jenë vendet më të goditura nga kriza në Ballkanin Perëndimor ndërkohë që Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia pritet të kenë rënie më të përmbajtur.

 

Njësoj si FMN, edhe Banka Botërore parashikon një ringritje të shpejtë ekonomike gjatë viteve në vijim por paralajmëron se ringritja do të varet shumë nga cilësia e përgjigjes së qeverisjes ndaj krizës.

Banka Botërore thekson gjithashtu nevojën që masat mbrojtëse të ndërmarra nga qeveritë e rajonit të përfshijnë edhe segmente të gjera të popullsisë, të cilat varen nga puna me orar të pjesshëm apo puna informale për të siguruar të ardhura dhe që aktualisht po vuajnë pasojat më të rënda.

“Nund të jetë e nevojshme që këto grupe të cenueshme të mbështeten përmes masave të përshtatura sipas kushteve të vendit,” shkruhet në raport. Por ndryshe nga sa sugjeron BB, qeveria shqiptare ka mbajtur një qëndrim moralist ndaj të punësuarve në sektorin informal në ekonomi, me kryeministrin Edi Rama që iu përgjigj thirrjeve për të ndihmuar këtë kategori me sugjerimin që punëmarrësit në të zezë të “denoncojnë punëdhënësin”.

Kjo dukshëm del jashtë kontekstit të problemit pasi të punësuarit në të zezë jo gjithmonë është çështje zgjedhjeje morale dhe se punësimi i personave pa sigurime shoqërore është problem strukturor dhe politik në Shqipëri, shkruan BIRN.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...