Ulja e pagave dhe pensioneve/ Çfarë fsheh loja e Ramës dhe Beqjas

E mërkurë, 29 Prill 2020 18:02

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me deklaratën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, se duhen ulur pagat dhe pensionet.

“Nuk ka ulje pensionesh apo rrogash. Përsa i përket qëndrimit zyrtar dhe timit, kurrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave. Nëse do të preken do të preken vetëm për t’u rritur. Shkurt, thjesht, copë. Është një situatë e vështirë kur duhet të përballesh me fjalët e transformuara diku, si një akuzë kundër meje dhe qeverisë”, u shpreh kryeministri.

E pikërisht këtu lind loja politike. Kjo është një praktikë e njohur propagandistike, kur një zë nga pushteti bën një koment dhe më pas ndërhyn ai i madhi fare, për të qetësuar njerëzit se gjërat do shkojnë mirë dhe se askush nuk do prekë pagat dhe pensionet e tyre.

Në këtë mënyrë, Edi Rama merr meritat e heroit dhe qytetarët duket sikur kanë fituar diçka, kur në fakt kanë marrë vetëm gishtin e mesit

Ja pse!

E para, sepse këto shtatë vite në pushtet të Edi Ramës nuk ka njeri që ka ndjerë apo parë gjëkundi rritje pagash dhe pensionesh. Dhe tani duhet të shpresojnë se pagat dhe pensionet do të rriten në kohë krize.

E dyta, sepse në këtë kohë krize ekonomike, sërish ata që do të paguajnë, në një formë apo në një tjetër, direkt apo indirekt, do jenë qytetarët, pra taksapaguesit. Me fjalë të thjeshta: ndoshta nuk do u preket pensioni, por do paguani më shumë taksa dhe do i merrni më shtrenjtë shërbimet dhe mallrat.

E treta, kjo qeveri ka treguar edhe në kohë krize se nuk është shumë e shqetësuar për financat dhe mirëqenien e qytetarëve, por për fitimet e saj dhe të njerëzve të lidhur me të. Merrni dhe shihni denoncimet e opozitës për tenderat sekretë të kësaj periudhe.

Ndaj e gjitha ishte një lojë, për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, duke besuar se ka prej atyre që do e shohin sërish si shpëtimtar atë që i ka zhytur në këtë gropë të thellë ekonomike dhe tanimë lëshon ‘lakenjtë’ e tij për të sulmuar qytetarët e thjeshtë, pensionistët dhe biznesmenët, që vetë ai të dalë para tyre si hero.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...