Fundjava që po vjen do të ketë në fuqi rregulla të reja për karantinën, por edhe tregjet, furrat e bukës dhe lëvizjen me makina. Nga rregulli i ri përfitojnë pensionistët, të cilët nuk do të dalin më vetëm të shtunën deri në 11:00 sikur ka qenë në dy javët e fundit, por të dyja ditët e fundjavës deri në orën 10:00 paradite.
Gjatë kohës që pensionistët do të lejohet që të dalin, të gjithë të tjerët do të jenë brenda. Ndërkohë që nga ora 11:00 deri në 17:30 në fundjavë, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht, kur pensionistët të jenë rikthyer brenda.
Këto janë disa prej rregullave të reja që kryeministri Edi Rama njoftoi pak më herët, si gjithmonë përmes Facebook-ut, të cilat edhe këtë herë kanë lënë shumë qytetarë të pakënaqur.
“O Ismail Bej u bëre gaz i botës me këto lloj lirish që jep ti. Më thuaj një vend në Europë se aplikon një gjë të tillë? Tallu me popullin e shkretë ti se ta kanë thënë atë privilegj”, shkruan një prej qytetarëve në Facebook-un e Ramës.