Qeveria e re e Kosovës, Thaçi njofton: Kam mandatuar Abdullah Hotin si kryeministër

E Enjte, 30 Prill 2020 16:40

Presidenti Hashim Thaçi ka mandatuar edhe zyrtarisht Avdullah Hotin për ta formuar Qeverinë e re. Thaçi thotë se askush nuk duhet të pretendojë se mund ta marrë ose ta mbajë pushtetin në mënyrë jodemokratike.

“Në krejt këtë situatë të panatyrshme, legjitimiteti i qeverisë aktuale është sfiduar nga votimi i mocionit nga më shumë se dy të tretat e deputetëve. Në anën tjetër, është obligim i imi si President, të sigurohem për funksionim të insititucioneve. Mocioni ka qenë plotësisht sipas Kushtetutës, në përptuhshmëri me vullnetin e deputetëve dhe rendit demokratik në Kosovë. Pavarësisht rrethanave, këto janë të rregulluar qartë me kushtetutë, dhe nuk mund të konsiderohen sit ë jashtëzakonshme”, ka thënë Thaçi.

Tutje ai ka treguar se kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ia ka dëshmuar atij se e ka përkrahjen e shumicës parlamentare për ta formuar Qeverinë e re, e kësisoj Presidenti i ka dhënë mandatin Avdullah Hotit për ta formuar qeverinë, raportojne mediat kosovare.

 

“Sic jeni njoftuar, të gjitha partitë mendojnë se Kosova duhet të ketë një qeveri të re, në përjashtim të një partie. Pas letrave që i kam dërguar kreut të LDK’së, praktikë që kam ndjekur me partinë fituese më parë, sot kam marrë një letër nga z. Isa Mustafa, se i përmbush të gjitha kriterët për formimin e Qeverisë së re, duke përfshirë në këto kritere se ka siguruar shumicën për formimin e Qeverisë. Kjo mu dëshmua edhe faktkisht.

“Ju njoftoj që sot kam mandatuar z. Avdullah Hoti për formimin e Qeverisë së re”.Në fund Thaci ka cuar mesazh te kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se askush s’mund ta mbajë pushtetin.

“Duhet të pajtohemi se pushteti në Kosovë fitohet dhe humbet sic e sheh edhe Kushtetuta. Askush nuk duhet të pretendoj se me metoda jodemokratike mund ta marrë, ose ta mbajë apo ta uzurpojë pushtetin”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...