'Edvini urdhëron farsë zgjedhore skandaloze në universitete

Premte, 01 May 2020 10:49

Nga Sali Berisha.
"Edvini urdhëron farsë zgjedhore skandaloze në universitete! Shfrytëzohet pandemia për rrënimin e autonomisë së universiteteve! Goditje hakmarrëse ndaj studentëve. Ata de facto përjashtohen nga vendimmarrja! Keqpërdoren nga Edvin Mafia, dvoranët pa mandat të universitetit. Lexoni denoncimin e pedagogut dixhital dhe shikoni dokumentin e dvoranve të Edvinit!
"Në bazë të Ligjit nr. 80/2015 dhe Statutit të Universitetit të Tiranës (2018), në datën 10.2.2020 është miratuar Rregullorja “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”.
Neni 5 i kësaj Rregulloreje përcakton se, data e fillimit të procesit zgjedhor dhe dita e zgjedhjeve caktohet nga ministri përgjegjës për arsimin. Procesi zgjedhor ishte planifikuar të fillonte në muajin prill (9.4.2020), ndërsa zgjedhjet të zhvilloheshin në muajin maj (8.5.2020).

Këto data, për shkak të pandemisë, me Urdhrin nr. 99, datë 26.3202 të Ministres së Arsimit dhe Sportit “Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 8, datë 14.1.2020 “Për procesin zgjedhor për autoritete dhe organet drejtuese në instituciont publike të arsimit të lartë”, u zëvendësuan me datat 11.5.2020 (datë kur duhet të nisë procesi zgjedhor) dhe 12.6.2020 (datë kur duhet të mbahen zgjedhjet) në fakultete.

Problematika qëndron në faktin se:

1. Sipas nenit 29, pika 1, të Statutit, organi më i lartë drejtues akademik i Universitetit është Senati Akademik.

Sipas nenit 5, pika 3, të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, miratuar në shkurt 2020: “Autoriteti më i lartë drejtues në Uiversitetin e Tiranës shpall ditën e fillimit të pocesit zgjedhor dhe datën e përcaktuar nga ministri për zgjedhjen e autoriteteve dhe senatin akademik në UT.”

Deri më tani, KZF-të, përfshirë KZF-në e Fakultetit të Drejtësisë nuk ka dijeni për ndonjë mbledhje të Senatit Akademik, që të njoftojë datën e fillimit të procesit zgjedhor.
2. Neni 6, i Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, ashtu si dhe Statuti përcaktojnë se: “Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ), është detyrë dhe përgjegjësi e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. Jo më vonë se tri ditë kalendarike pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve, Senati Akademik zgjedh KIZ-in, në përputhje me dispozitat e mëposhtme: […].”.

Po sipas kësaj dispozite, KIZ ka kompetencat për nxjerrjen e udhëzimeve për organizimin dhe zhvillimin e procesit zgjedhor në të gjitha njësitë e UT-së, drejton dhe kontrollon të gjithë procesin zgjedhor; emëron anëtarët e Komisioneve të Zgjedhjeve të Fakulteteve të vetëkandiduar në KIZ, regjistron kandidatët, shpall rezultatin e zgjedhjeve, administron, gjykon dhe merr vendim për ankimet që regjistrohen prej kandidatëve.

KIZ konstituohet jo më vonë se katër ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve. Eshtë KIZ, që jo më vonë se 3 ditë nga dita e formimit të tij, merr vendim për ngritjen e KZF-ve (Komisionet e Zgjedhjeve të Fakulteteve).

Sa më sipër, përbërjet aktuale të KIZ dhe KZF-së, janë përbërje që janë konstituar që në vitin 2016, dhe që u mbaron mandati me mbarimin e mandatit të të zgjedhurve (Rektor- Dekan-Përgjegjës Departamenti).

Sipas dispozitës së sipërcituar, 3 ditë pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve, është Senati ai që duhet të zgjedhë KIZ-in me përbërje të re. KIZ-i i ri, duhet të zgjedhë KZF-të e fakuteteve, po me përbërje të re. Anëtarët e KZF-ve dhe KIZ-it, vetëkandidohen.

Në këto kushte, situata e pandemisë që po kalojmë, nuk legjitimon vijimin e përgatitjes për procesin zgjedhor, me të njëjtat KIZ dhe KZF, pa i ripërtërirë ato. Sa më lart, është argumenti dhe shqetësimi ligjor.|

Login to post comments