Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta sot gjatë vizitës që kishte planifikuar të zhvillonte në Fier.
Mësohet se organizatorët e tubimit kanë qenë naftëtarët, të cilët pas thirrjeve “Rama ik”, janë përballur me ndërhyrjen e policisë, për zmbrapsjen dhe shpërndarjen e tyre.
Kjo është ndër vizitat e para që kryeministri Edi Rama ka bërë në qarqe të tjera jashtë Tiranës, që pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.