Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes një reagimi në rrjetet sociale, kërkon ndërhyrje urgjente për të shpëtuar ekonominë që është drejt falimentimit, për shkak të bllokimit nga pandemia e Covid-19.
Përmes një video-mesazhi, Vasili propozon ngritjen e një taske force jo politike, e cila të ketë të drejtë për të marrë vendime të shpejta mbi sektorët që duhen mbështetur në ekonomi.
“Një “Dream Team” për Arkitekturen e re të Ekonomisë shqiptare pas COVID!. Koha nuk pret duhet: “Task force jo politike vendimmarrese” për të shpëtuar ekonominë!”,- shprehet Petrit Vasili në mesazhin e tij.