Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në nderim të Dëshmorëve të Atdheut tek Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 5 Majit. Ceremonia ishte krejtësisht ndryshe nga vite të tjera në rrethanat e reja të krijuara prej pandemisë, megjithatë Presidenti ndaloi dhe u përgjigj pyetjeve të gazetarëve.