“Të mos bëhemi mendjelehtë dhe të na marrin lirinë”, Meta shqiptarëve në ditën e Dëshmorëve. Ka një thirrje dhe për të rinjtë

Tuesday, 05 May 2020 10:25

“Kjo është dita e dëshmorëve, e heronjve, e martirëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarsinë. Ata na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që mos të bëhemi mendjelehtë dhe të na marrin lirinë dhe pavarësinë”.

 

Ky ka qenë mesazhi i qartë i presidentit Ilir Meta në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve. Në një prononconim për mediat kreu i Shtetit bëri apel që të rinjtë të edukohen përmes librave në lidhje me kontributin e çmuar të Luftës Nacional Cclirimtare dhe të heronjve tanë që ranë dëshmorë për atdheun.

 

“Nuk mund të mos respektoja prezencën tuaj sot në këtë 5 maj krejt të veçantë si asnjë herë tjetër, për shkak të pandemisë dhe kufizime.ve Kjo na ka bërë të pamundur që të shkëmbejmë nga afër përshëndetje me familjet e dëshmoreve, me veteranët. I përshëndes prej këtu, ku prehen figura të shquar të luftës nacional çlirimtare. Kjo është dita për Atdheun, për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, Kjo është ditë që të ftohemi në sakrificën sublime dhe mos të bëhemi mendje lehtë. Kjo është dita e dëshmorëve, e heronjve, e martirëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë, të cilët na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që mos të bëhemi mendjelehtë dhe te marrim lirinë dhe pavarësinë si të dhëna përgjithmonë. Ndaj edhe një herë sot dua të apeloj që t’i kushtohet një vëmendje e madhe edukimit të të rinjve me luftën e LANC. Do ishte mirë që t’i kushtonim vëmendje procesit të edukimit dhe mësimdhënies “, tha Meta.

Modifikuar më Tuesday, 05 May 2020 10:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...