Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me cështjen “Dvorani” anëtar i Gjykatës së Lartë, për të cilin u mblodh sot KLGJ-ja, pasi Presidenti Meta kërkon të shkarkohet, me pretendimin se i ka mbaruar mandati.
Sic thotë edhe Vasili, KLGJ-ja do t’i drejtohet misionit Euralius për të marrë një opinion në lidhje me këtë rast.
Ndërsa e cilëson si të padrejtë një vendim të tillë, Vasili thotë se Euralius është një OJF private dhe që mbështëet Rilindjen. Ai lë të kuptohet që kjo është një manovër që Dvorani të mos largohet nga Gjykata e Lartë, kur thotë se: “Euraliusi do te na “mesoje” edhe qe Dvorani do te largohet nga Gjykata e Larte vetem pas vdekjes. Po presim….!”
STATUSI I PLOTË
Te rroje Euraliusi ose Eurorilindja!!
KLGJ do tiu drejtokerka Euraliusit per Dvoranin.
Euraliusi ishte që na “mësoi” ta zgjedhim Arta Markun me 36 vota nga 84 vota, qe thote Kushtetuta.
Euraliusi eshte nje OJF private shume e “mire”.
Euraliusi eshte si furra, qe pjek vetem “bukët e ngrohta te Rilindjes”.
Euraliusi do te na “mesoje” edhe qe Dvorani do te largohet nga Gjykata e Larte vetem pas vdekjes.
Po presim….!
Deri atehere “Rrofte Euraliusi ose Eurorilindja”.
Sa per Reformen ne Drejtesi na mbetet vetem te themi:
” Na ishte nje here nje Reforme ne Drejtesi”.