Reforma Zgjedhore/ Kryemadhi: As kalamajve nuk i’u shkojmë kaq shumë pas avazit me nga 5 dëshira

Tuesday, 05 May 2020 16:21

Kryetarja LSI, Monika Kryemadhi në përfundim të mbledhjes me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatë të tjerë të Opozitës së Bashkuar, ka folur për mediat ku ka dhënë deteja rreth takimit.

Sipas Kryemadhit, duke parë situatën do të vijohet me aksionin opozitar, pasi sipas saj situata është shumë e keqe.

"Bëmë një azhornim të të gjithë situatës, sigurisht që krijuam një axhendë dhe një strategji të punës, të gjithë opozitës sipas pozicionimeve dhe qëndrimeve politike të çdo partie sepse mos të harrojmë që është një front opozitar i një spektri të ndryshëm politik dhe ajo që është shumë e rëndësishme, përvecc se update-uam shifrat, të dhënat dhe informacionet që kemi secili përsa i përket situatës së pandemisë dhe situatës absurde në të cilën gjendet sot Shqipëria, bën që të vazhdojmë me hapat e mëtejshëm përsa i përket të gjithë axhendës politike të partive të ndryshme nën kuadrin e një axhende opozitare", u shpreh kryetarja e LSI.

Fjala e plotë e Monika Kryemadhit pas takimit me aleatët

Unë e kam thënë dhe do të vazhdoj ta them. Megjithatë është ajo që ne nuk mund të dalim dot jashtë asaj e cila e gjithë infrastruktura ndërkombëtare është përfshirë. Por shqetësimi dhe problemi ynë më i madh nuk është sot distanca sociale që u imponohet shqiptarëve, nuk është distanca sociale që ju imponohet ju gazetarëve. Sot problemi më i madh është ekonomia. Sot që flasim janë 60 mijë shqiptarë që vetëm në 2 muaj kanë humbur vendet e punës. Pra do të thotë që 60 mijë familje kanë më pak ushqim ose nuk kanë fare në tryezat e tyre. Janë shumë më të varfër. Sot janë mbi 1 miliardë e gjysëm euro të cilat janë të humbura nga ekonomia shqiptare, drejtë për së drejti, që nga momenti i shpalljes së paligjshme të gjendjes së jashtëzakonshme e deri më sot dhe që do të jetë akoma dhe më e madhe shuma e humbjes ekonomike.

Ne duhet të kthjellohemi që të gjithë. Duhet të qartësohemi, duke filluar nga i pari kryeministri i Facebook-ut, që të lërë shoë-n e tij mediatik si dhe propagandën. Të dali dhe të krijojë situatën që duhet dhe normalizimin e menjëhershëm. Sepse problemet që kanë shqiptarët, nuk kanë hallin e imazhit të tij, as të xhirove në bulevardet e bashkive, të cilat deri dje i kishte harruar, bashkitë që kanë pasur probleme me tërmetin e 26 nëntorit. Por të kthehet menjëherë në marrjen në dorë të situatës, ose në të kundërt të largohet se ka burra dhe gra shumë më të mire qoftë edhe nga PS për të vazhduar dhe për të ecur në menaxhimin e situatës dhe me realizimin e 15 kushteve të BE.

Znj. Kryemadhi çfarë prodhoi mbledhja e ditës së sotme? 

Bëmë një azhornim të të gjithë situatës, sigurisht që krijuam një axhendë dhe një strategji të punës, të gjithë opozitës sipas pozicionimeve dhe qëndrimeve politike të çdo partie sepse mos të harrojmë që është një front opozitar i një spektri të ndryshëm politik dhe ajo që është shumë e rëndësishme, përveç se update-uam shifrat, të dhënat dhe informacionet që kemi secili përsa i përket situatës së pandemisë dhe situatës absurde në të cilën gjendet sot Shqipëria, bën që të vazhdojmë me hapat e mëtejshëm përsa i përket të gjithë axhendës politike të partive të ndryshme nën kuadrin e një axhende opozitare.

Po për reformën zgjedhore? Duke marrë parasysh që nesër është një mbledhje komisioni ndërkohë pritet edhe një takim i Këshillit Politik, cili do të jetë qëndrimi i opozitës?

Duhet të sqarojmë sepse ka një keqinformim, ka një gabim të disa përsonave apo të zedhënësve, apo të instrumentëve politikë. Këshilli Politik nuk mblidhet tani sepse e ka mbaruar funksionin e tij, sepse ana e opozitës ka ccuar 5 propozime dhe po pret reagimin e Parlamentit, pra të komisionit dhe nesër mblidhet komisioni që do të njihet me 5 propozimet e opozitës. Pra ne si opozitë iu kemi çuar 5 drafte të propozuara për të cilat në njërin nga këto drafte ne jemi darkord që duhet të bierë dakord shumica. Opozita ka qenë gati që në fund të shkurtit, pra 15 marsi ka qenë afati i fundit. Ne kemi qenë gati që në fund të shkurtit me propozimet tona që kemi patur dhe presim reagimin nga pala tjetër.

Sigurisht që çdo zvarritje që vjen nga mazhoranca nuk është e papritshme, ne e presim, ata atë duan që ta zvarrisin sa më shumë. Edhe një sekond më tepër në pushtet Edi Ramës i leverdis sepse thotë, ‘Një firmë për të vjedhur miliona euro me koncensione.’.

Znj. Kryemadhi a nevojitet ndërhyrja e ndërkombëtarëve duke qenë se Z. Gjiknuri ka kërkuar specifikish Ambasadores Yuri Kim ndihmë për mbledhjen e këshillit. 

Ambasada Amerikane ka qenë prezente në të gjitha takimet e Këshillit Politik, ka qenë e informuar për të gjitha bisedat dhe takim që janë bërë rreth Reformës Zgjedhore. Unë kam përshtypjen që bashkëbisedimi midis tyre nuk mund të bëjë po themi hamendësime, jam e bindur që Ambasadorja do t’i ketë kërkuar Z. Gjiknuri që të lëvizë shpejt me Reformën Zgjedhore sepse ngërçi kryesor i mosmiratimit të Reformës Zgjedhore ka qenë nga pala e mazhorancës dhe Partisë Socialiste sepse ne si opozitë kemi mbaruar me propozimet tona dhe i kemi dorëzuar ato. Ne për 5 pikat të cilat kanë qenë kushtet e OSBE-ODIHR, ne kemi dhënë për secilën pikë propozimet tona, madje edhe nga 5 propozime. ‘Nuk të pëlqen e para, ke të dytën, nuk të pëlqen e dyta, ke të tretën, nuk të pëlqen e treta, ke të katërtën.’. Tani me thënë të drejtën as kalamajve nuk i’u shkojmë kaq shumë pas avazit me nga 5 dëshira. Partisë Socialiste i kemi dhënë 5 dëshira ne si opozitë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...