Korrupsioni, virusi që shkatërroi aviacionin civil në Shqipëri

Tuesday, 05 May 2020 15:51

-Nga Petrit Sulaj

Efekti negativ i Coronavirus-t në ekonomi, si dhe në aviacion dhe turizëm në vecanti, si pjese te rendesishme te ekonimise se nje vendi, jane goditur rëndë dhe pothuajse kanë aktivitet tërësisht të paralizuar mbi të cilat kanë rënduar edhe zbatimi i masave të marra nga shtetet në mbarë botën per të izoluar territoret  e tyre dhe për të minimizuar mundesinë e infektimeve të mundëshme të importuara.

Nën presionin e pareshtur edhe të Organizatave Ndërkombetare të Aviacionit, si IATA (Organizata Ndërkombetare e Shoqerive Ajrore), Eurokontroll (Organizata Europiane e Trafikut Ajror) dhe EASA (Organizata Europiane per Sigurinë në Aviacion), per të sensibilizuar shtetet per të suportuar me ndihma konkrete duke financuar këtë aktivitet ekstremisht të domosdoshëm në jetën njerëzore sic është aviacioni, shtetet kanë akorduar paketa ndihme të konsiderueshme ndaj shoqerive ajrore të vendeve të tyre. Ndihma të ngjashme janë parashikuar nga shtetet sovrane edhe ndaj agjensive të sherbimeve të trafikut ajror, shërbime të cilat, gjithashtu po kalojnë një periudhë shumë të veshtirë si rrjedhojë e ndërprejes së fluturimeve në mbarë botën. Janë suportuar me ndihma financiare të konsiderueshme shumë shoqeri ajrore. Konkretisht, Air France ka përftuar nga shteti Francez një ndihme të pakondicionuar prej mbi 5 miliard Euro. Në ketë linjë ka vepruar dhe shteti Gjerman ndaj shoqerisë ajroreë Lufthansa… e kështu me radhë në shtete të ndryshme të Europës dhe botës së zhvilluar.

Po kush është qëndrimi i shtetit shqipëtar dhe institucioneve përkatëse shteterore, për këtë situatë?.

Përpara se te marrim ne analizë qëndrimin e shtetit shqipëtar pergjatë periudhës se pandemisë, ndaj aktivitetit në fushën e aviacionit, gjejmë me vend që paraprakisht të japim disa shpjegime të nevojshme per të evidentuar se cili është kontributi i drejtëperdrejtë i aktivitetit ne fushen e aviacionit ndaj buxhetit te shtetit (kontribut qindra million eurosh) dhe a po ia shpërblen shteti kontributin e dhënë  operatorëve  ne kete situate te re te krijuar per sektorin…??

Aviacioni eshte nje aktivitet i cili kontrollohet nga tregu dhe nuk ka vartësi buxhetore nga shteti, pra, shteti shqiptar nuk jep asnje kontribut ne vleftë monetare për aktivitetin ne fushen e aviacionit. Përkundrazi, aviacioni kontribuon ndjeshëm në të ardhurat e buxhetit të shtetit shqipëtar. Ky kontribut është sa i drejtperdrejtë nëpërmjet taksimit (tatimi mbi të ardhurat nga pagat e punonjësve, tvsh për produktet e konsumit…etj) po aq dhe i tërthortë nëpërmjet punëve dhe shërbimeve të kryera nga të tretë për nevoja të sektorit si dhe taksave doganore ndaj makinerive e paisjeve teknollogjike të importuara për nevoja të modernizimit në fushën e aviacionit. Pra, si dhe kuptohet, shteti është i interesuar që, brenda kuadrit rregullator, ta suportojë këtë sektor kaq të rëndësishëm të ekonomise dhe të krijojë të gjitha kushtet lehtësuese dhe të kontribuojë në rritjen e efektivitetit të shërbimeve të ofruara në aviacion.

SITUATA SOT.

Shoqeritë ajrore kudo ne botë veç faktit se ato po ballafaqohen me një mungesë te theksuar të cash floë apo mungesës së fluksit të likuiditeteve që i pamundëson vetfinancimin e nevojshëm për vazhdimesinë,  gjenden edhe nën presionin kostant të pasagjerëve që kanë prenotuar paraprakisht për të udhëtuar në data të caktuara, të cilët për efekt të mbylljes totale të aktivitetit fluturues të shoqërive ajrore dhe mosmarrjes së shërbimeve të kontraktuara me shoqerite ajrore, po i kërkojne këtyre shoqërive rimbursimin e biletave të pashfrytezuara,në këto kushte, shoqeritë ajrore po gjenden në pamundësi reale për të shlyer detyrimet e tyre ndaj ofruesve të sherbimeve aeroportuale apo trafikut ajrorduke krijuar kështu një efekt domino. Në këto kushte shtetet sot po adoptojnë forma të ndryshme  financimi në menyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet kreditimeve dhe faljes së taksave për këto këto shoqëri për të shmangur sa më shumë rrezikun e falimentimit. Shoqeritë ajrore, mbajtëse të flamurit shqipëtar, Albaëings dhe Air Albania,  deri tani nuk kanë patur asnjë suport finaciar nga shteti shqiptar, por janë organizuar në mënyrat e tyre duke marrë masat shtrënguese në pritje të rifillimit të aktivitetit.

Tirana International Airport (TIA), apo konçesionari i aeroportit të Tiranës “Nënë Tereza”, është ofruesi i shërbimeve aeroportuale ndaj shoqërive ajrore dhe pasagjereve. Kriteri bazë i punës së tyre është ruajtia e parametrave të sigurisë dhe cilesia e shërbimeve të ofruara. Per fat jo te mirë, në periudhën e 3 apo 4 viteve të fundit, në drejtim të sigurisë kanë ndodhur ngjarje të rënda dhe konkretisht, 2 grabitje të njëpasnjëshme me armë  brenda perimetrit të brendshëm të aeroportit dhe ekzaktësisht në vendqëndrimin e avionit, duke vënë kështu në rezik jetën e udhetarëve dhe te vetë avionin në perpunim, veç dëmit material nga grabitja e shumave. Ky fakt ka demostruar se institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e operimeve të sigurta në aviacion, kanë deshtuar. Një përgjegjësi të madhe e të padiskutueshme ne këtë drejtim ka patur Autoriteti i Aviacionit Civil i cili ndër vite është keqmenaxhuar nga njerëz pa integritet professional e moral, por të emeëruar në këto vende për shkak të lidhjeve klienteliste dhe korruptive. Autoriteti i Aviacionit Civil ka kërkuar gjatë gjithë kohës të shmangë përgjegjesitë e veta. Ish drejtori i këtij institucioni tashmë I “dorëhequr”, me kast i zëvendësoi punonjësit e kualifikiuar të fushës me njerëz pa asnjë përvojë në aviacion, duke krijuar përsëri gjendjen që shkruhej në raportet e BE për vendin tonë, se Shqipëria nuk i ka kapacitetet teknike për të ushtruar funksionet mbikqyrëse në aviacion dhe varet nga ekspertët e huaj. Theksoj se në vitin 2013-2014, Shqipëria arriti ta përmbushte këtë kriter me specialistë tejet të aftë të fushës, por tashmë këta specialistë janë të larguar për shkak të ish drejtorit “kokë -pilluar” që e detyruan të dorëhiqej. Mjafton të lexoni raportet e BE të këtyre viteve dhe do e kuptoni katraurën e bërë me stafin professional të aviacionit civil shqiptëtar.

Në këndvështrimin financiar, TIA konsiderohet te jetë një nder ndërmarjet elitare të aktiviteteve prodhuese në vend. Në bazë të një auditimi ekonomik  të bërë nga eksperti i pavarur i auditimit BDO,  rezulton se TIA ka tejkaluar në mënyrë të ndjeshme pritshmeritë e të ardhurave të parashikuara në skenarin e miratuar ne marveshjen konçesionare. Shuma e fituar, mbi pritshmeritë është 84 milione Euro, ndërsa aksionerët e saj kanë shperndarë 66 milion Euro më shume dividend nga ky skenar, duke sjell dëm financiar për shtetin si pjesëmarrës në fitim, por OSHA (Organi Shtetëror i Autorizuar, Ministria e Transportit + Ministria e Ekonomisë) PIU (Njesia e Zbatimit të Projektit në Ministrinë e Transportit) si Autoriteti i Aviacionit Civil SHqiptar thjesht kanë qenë të paaftë , për të  mos thënë ndonjë fjalë tjetër më të rëndë. Në vitin 2019, në aeroportin ndërkombetar “Nënë Tereza” kanë qarkulluar afërsisht rreth 3 milion pasagjerë dhe, duke ju referuar shifrave, TIA duhet të kishte filluar fazën e tretë të zhvillimit të aeroportit (rritjen e kapaciteteve përpunuese nëpërmjet zgjerimit të terminalit të pasagjerëve dhe hapësirave aeroprtuale) qe prej vitit 2018. Sipas ligjit nr. 9412, dt. 11.11.2004 “Për ratifikimin e marrëveshjes së konçesionit” Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Transportit, janë organet shtetërore të autorizuara për zbatimin dhe ndjekjen e kësaj kontrate për llogari të Këshillit të Ministrave, gjë që nuk ëshëe bërë. As Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili ka për detyrë të kontrollojë performancën e aeroportit dhe zbatimin e kritereve ndërkombëtare në lidhje me përpunimin e pasagjerëve, nuk e ka kryer funksionin e tij. Kjo është dhe aresyeja që sot në aeroport mbizotëron kaosi dhe kemi vonesa të fluturimeve gjatë sezonit të lartë. Kapacitetet përpunuese të aeroportit  tashmë janë ezauruar si dhe hapësirat përpunuese jane zvogeluar pasi rritja e numrit te pasagjerëve nuk është shoqëruar me investimet e nevojshme nga TIA. Pra, jemi jashtë çdo standardi.

Ofruesi i shërbimeve te navigimit ajror, Albcontrol sh.a., ish ANTA sh.a. është një ndërmarrje aksionere me kapital 100% shtetëror që ushtron aktivitetin e vet në përputhje me kërkesat e standardet europiane. ANTA sh.a. sot Albcontrol sh.a., që nga viti 2012, mbas përfundimit me sukses të plotë te projektit për modernizimin e hapesirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, projekt i realizuar në bashkëpunim me kollosin amerikan “Lockheed Martin” e cila është kompania më e madhe në botë për sa i përket Industrisë së aviacionit, është konsideruar nga ky moment një ndër institucionet e pakta në vend me parametra tërësisht Europiane, gjë e përmendur vazhdimisht në raportet e BE të viteve 2013, 2014. Ky institucion është i vetmi në Shqipëri, dhe nga të rrallat në botë që u certifikua me 6 standarte ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë njëkohësisht.  Godina moderne (salla operacionale dhe kulla e komandimit) si projekt i Lokheed Martin, teknollogjia e nivelit më të avancuar të kohes dhe investimet bëra në fushën e burimeve njerëzore, kryesisht në personelin e kontrolloreve të trafikut ajror dhe në personelin inxhiniero-teknik, bënë që ANTA sh.a. të konsiderohej qendra nga më modernet e kontrollit te trafikut ajror te kohes mes vendeve fqinjë te Shqiperise dhe jo vetëm. Që nga ky moment e në vazhdim vëllimi i trafikut dhe numri i fluturimeve (kryesisht mbikalimet nëpërmjet hapësirës ajrore të Republikës së Shqiperisë) kanë ardhur gjithmonë në rritje nga viti ne vit. Si rrjedhojë, institucioni ka patur gjithnjë gjendje të mirë financiare. Nuk është qëllimi i këtij artikulli të marrë në analizë manexhimin financiar të Albcontrol sh.a. përgjatë këtyre viteve, por nuk mundet të lëmë pa përmendur faktin se mungesa e fondeve për të menaxhuar në normalitet situatën e pandemisë për arsyen e mos angazhimit të shumave/fondeve të nevojshme ndër vite për të krijuar “fondin e emergjences”, bën të mendojmë për një keqmenaxhim financiar. Ky fond sot do duhej të vihej në dispozicion në mënyrë që të sigurohej vazhdimsia për mirëmbajtjen e kushteve teknike të aparaturave të kontrollit të trafikut ajror si dhe pagat e stafit te specializuar. Sot, Albcontrol sh.a. mendohet të jetë në një situatë të mungesës se likujditetit. Kjo gjë dëshmohet thjesht me faktin se, me porosi nga lartë, Këshilli Mbikqyrës i Albcontrol sh.a. nëpërmjet Vendimit të pa formalizuar nr. 1, date 24.04.2020, ka vendosur në shkelje të ligjit uljen në mënyrë drastike te pagave të punonjësve për një kohë të papërcaktuar, deri në kthimin e normalitetit të situatës financiare të shoqerisë, si dhe pezullimin e gjithë të drejtave me efekte financiare të fituara me kontratën kolektive. Mos vallë një situatë e tillë është bërë me qëllim të ndonjë privatizimi të mundshëm si dhe përflitet?

E Njëjta situatë dhe për Autoritetin e Aviacionit Civil. Në mënyrë të vullnetshme dhe për paaftësi totale të ish drejtorit të katapultuar jashtë çdo imagjinate në këtë pozicion, Autoriteti i Avacionit filloi të degradojë pjesë pjesë deri në prag shkatërrimin së Institucionit. Efektivisht, përgjatë periudhës në detyrë, ky ish drejtor i “dorëhequr” ndërmori hapa antiligjore dhe të denueshme për largimin e pjesës më të madhe të ekspertëve dhe  specialistëve me experiencë shumë vjeçare për të cilët shteti shqiptar dhe Institucioni kanë investuar miliona Euro për aftësimin e trainimin e tyre, duke i zëvendësuar ata me njerëz anonim pa asnjë “background” në aviacion dhe jashtë çdo kriteri. Thjesht u punësuan shokë e miq të familjes të cilëve ju mundësua formalizimi i vendit të punës nëpërmjet konkurseve fallco, ku emeri i fituesit dihej përpara ditës së konkurimit. Auditimi i KLSH-së i fundvitit 2019,  u bë shkak që dhe të japë dorëheqen. Sjellim në vëmendje se, nga ky auditim,  ish drejtori konstatohet të ketë sjellë një dëm ekonomik për Institucionin në vleren  5 milion Euro dhe për këtë arsye theksohet se ka indicie të plota per t’u proçeduar penalisht. Dëshiroj të sjell në vëmendje të lexuesit gjithashtu, se veç dëmit financiar të sipërpërmendur, mbi të rëndojne edhe shuma monetare që Institucioni do të duhet të paguajë për efekt të largimeve të pajustifikuara ligjerisht të ekspertëve dhe specialistëve. Largimet nga puna përllogariten ti kushtojnë AAC-se reth 350.000/400.000 Euro. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dëm të krijuar. Ligji për administratën publike citon se kush dëmton, duhet të dëmshpërblejë. Situata në Autoritet sot është e tillë, sa kthimi i Institucionit në normalitet do të duhet të konsiderohet sukses. Kjo duhet të jetë dhe detyra kryesore e Drejtuesve të rinj të sapoemëruar. Institucioni ka aftësi të perballojë financiarisht ketë situatë pandemie, por dhe këtu si dhe në Albcontrol sh.a. me kërkesë nga lartë, Këshilli Drejtues i AAC-së, ka vendosur që në shkelje të ligjit, nëpermjet Vendimit të paformalizuar nr.1, date 24.04.2020, të ulë pagat e punonjësve të AAC-së në masën 30% për një periudhë të pacaktuar.

Gjykoj se është koha që punonjësit e Institucioneve shtetërore të AAC-së dhe Albcontrol sh.a., ata që e ndjejnë veten specilistë të vërtetë, të cilët gjithmonë janë solidarizuar në menyrë vullnetare me situatat e vështira që ka kaluar vendi dhe kanë dhënë kontributin e tyre të vlerësueshëm në ndihme të shoqerisë, të mos pranojnë zbatimin e vendimeve të paligjshme të marra a priori me porosi nga nivelet e larta shteterore. Një veprim i tillë nga ana e shtetit shqiptar është jo i duhur në kushtet kur këta punonëes janë kaq shumë të rëndësishëm në ushtrimin e detyrave specifike sic është aviacioni. Mundësimi i qetësisë shpirtërore dhe moscënimi i kushteve të jetës së tyre për të mos krijuar stres të panevojshëm për ta, ështëë kriter për një aviacion të sigurtë nesër kur të rinisin operimet.

Dhe në mbyllje, urojmë që të gjithë së bashku ta kalojmë me sa më pak dhimbje këtë situatë të pazakontë të pandemisë Covid-19 dhe njerzit të kthehen në normalitetin e jetës së tyre të përditeshme, duke uruar dhe besuar që SPAK dhe organet e tjera ligjzbatuese të vënë dorën mbi këtë kasaphanë të bërë mbi institucionet e Aviacionit të pushtuar nga Drejtues të paaftë dhe të korruptuar.

Ps. Shpresoj që në mënyrë figurative mos ndodhë që Qeveria të marrë për vete Tepsinë e Bakllavasë dhe aviacionit ti mbetet çanaku i trahanasë.

*Ish Drejtor i Përgjithshëm i ANTA sh.a.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...