Vasili nxjerr listën e Komitetit të Ekspertëve: Aspak një grup ekspertësh

E mërkurë, 06 May 2020 14:06

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zbuloi se grupin e ekspertëve të COVID 19 e drejton zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Sipas Vasilit, drejtimi prej një zv.ministre është tërësisht i paligjshëm dhe dhunshëm godet detyrimet e ligjit. Ai thotë po ashtu se i gjithë grupi, duke publikuar kështu emrat e tyre, përbëjnë një task force të qeverisë dhe aspak një grup ekspertësh.

 
LEXO EDHE:
 

Politizimi antiligj i Komitetit të ekspertëve të pandemisë!!!

Ministrja Manastirliu ka deklaruar dje se:

“Komiteti i ekspertëve drejtohet nga zëvendësministrja e e Shëndetësisë, profesoreshë Mira Rakacolli, dhe ka në përbërje ekspertë të ndryshëm të fushave të ndryshme”.

Po çfarë kerkon LIGJI Nr. 15/2016 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”.

Në nenin 24 pika 7 dhe 8 përcakton:

“Veprimtaria e grupeve të ekspertëve bazohet në parimet e ekselencës, pavarësisë, paanësisë dhe transparencës”.

“Çdo ekspert duhet që, përpara çdo vlerësimi, të plotësojë një deklaratë të konfliktit të interesit dhe përkushtimit, duke përfshirë këtu çdo aktivitet, pozicion, rrethanë ose fakte që përfshijnë interesa të lidhur, në mënyrë direkte apo indirekte, me atë që ai do të kryejë, në mënyrë që të identifikohen interesat që mund të konsiderohen të dëmshme për pavarësinë e këtyre ekspertëve.”

Drejtimi i grupit të ekspertëve nga zv.ministrja është tërësisht i paligjshëm dhe dhunshëm godet detyrimet e ligjit siç duket shumë qartë.

Ku është ekselenca, pavarësia, paanësia dhe transparenca, kur drejtimi është politik nga nje zv.ministre politike, e cila nuk është as eksperte e fushës?

A e kanë plotësuar ekspertët deklaratën e konfliktit të interesit dhe përkushtimit që sigurojnë pavarësinë e tyre sipas nenit 24 pika 8 të ligjit?

I gjithë grupi është një task-force e qeverisë dhe aspak një grup ekspertësh.

Në të gjithë grupin ka vetëm një epidemiologe, që është Silva Bino, në një kohë që duhej të ishte e kundërta dhe shumica dërrmuese duhej të ishin epidemiologë pasi kemi të bëjmë me një pandemi.

Ç’punë kanë drejtorë qeverie gjithfarësh në një grup, që duhet të përbëhet nga ekspertë të mirëfilltë?

Si mund të jenë të pavarur drejtorët e qeverisë?

Kjo është ta shndërrosh të ashtuquajturin grup në një freskore të qeverisë dhe asgjë më shumë.

Shiheni grupin e quajtur Komiteti i përkohshëm për infeksionin e Covid-19 që u ngrit më 31 janar 2020.

Kryesohet nga zëvendësministrja Mira Rakacolli dhe përbëhet nga 11 anëtarë të tjerë:

-Flutura Beqo, drejtoreshë në Ministrinë e Shëndetësisë

-Albana Fico, drejtoreshë në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP)

-Silva Bino, drejtoreshë në ISHP

-Vjollca Braho, kryeinspektore e ISHP-së

-Najada Çomo, përgjegjëse shërbimi në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT)

-Tritan Kalo, mjek infeksionist në QSUT

-Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare

-Mirela Cami, drejtoreshë e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetesor

-Andi Koraqi, përgjegjës shërbimi në QSUT

-Gjeorgjina Lito, infeksioniste pediatre në QSUT

-Narvina Sinani, drejtoreshë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Natyrshëm lind pyetja:

Çfarë kërkon të fshehë qeveria, që e shtrëngon atë të shkelë haptas ligjin duke krijuar një komision të tillë??

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...