Rama të mos i hakërrehet gazetarit, Shqipëria është shumë më keq nga sa thotë Freedom House

E mërkurë, 06 May 2020 15:26

Nëse dikush gjen një raport ndërkombëtar për ekonominë, demokracinë, liritë dhe të drejtat e njeriut, ku Shqipëria nuk ka shënuar rënie gjatë viteve të fundit, do jetë sikur të zbulojë ujë në Sahara.

Edhe sot në mëngjes, shqiptarët u lajmëruan se organizata amerikane ‘Freedom House’ kishte publikuar një raport ku Shqipëria ‘udhëheq’ rënien e demokracisë në vendet e rajonit.

Pra jemi një fanar ndriçues kur bie fjala te mungesa e demokracisë. Një nga drejtuesit e Freedom House tha një fjali tronditëse: sipas tij, tashmë demokracia nuk po përdoret as si fasadë.

Perdja ka rënë dhe mbreti ka dalë plotësisht lakuriq.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama iu turr atij gazetarit që kërkoi të dinte mendimin për raportin, duke besuar se do e intimidojë edhe atë siç bën me gjithçka në vend.

‘Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e ‘Freedom House’ për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi!’ tha Rama.

E para e punës, çdo raport për lirinë e medias, çdo organizatë e rëndësishme në botë e ka futur Edi Ramën në listën e zezë dhe ky hakërrim tregon fytyrën e vërtetë të kryeministrit.

E dyta, Rama nuk ka pse hakërrehet. Raporti i Freedom House thotë se gjendja është përkeqësuar për shkak të zgjedhjeve monopartiake në qershor dhe për shkak të drejtësisë skandaloze, e cila është vlerësuar pakëz më mirë se në regjimet plotësisht autokratike.

Raporti i Freedom House nuk thotë asgjë të re, pasi siç mund të kuptojë kushdo që e njeh gjendjen në Shqipëri, ajo është shumë më e zezë nga sa thotë raporti i FH.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që bën zgjedhje pa opozitën. Është i vetmi vend ku zgjedhjet janë blerë nga krimi i organizuar dhe mafia dhe askush nuk ka lëvizur gishtin. Është i vetmi vend ku përgjimet e manipulimit industrial të votimeve kanë dalë në gazetën më të madhe në Europë dhe asnjë hetim nuk është bërë. Është vendi ku nuk ka asnjë gjykatë funksionale. Është vendi i vetëm në planet ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Është i vetmi vend ku në krye të drejtësisë së re vendosen farefisi i ngushtë i qeverisë dhe askush nuk flet. Është i vetmi vend ku qeveria sipas një studimi kontrollon mbi 90 përqind të institucioneve. Është i vetmi vend ku qeveriset me FB përmes ligjeve të jashtëzakonshme dhe akteve normative.

Është i vetmi vend që jepen miliarda euro koncesione për njerëzit e kryeministrit dhe askush nuk heton. Është i vetmi vend që ka marrë etiketimin e narko-shtetit në Europë. Është i vetmi vend ku kryeministri kontrollon shumicën dërrmuese të medias dhe sërish ankohet se nuk i bëjnë fresk sa duhet. Është i vetmi vend ku prej vitesh bëhen miliona tendera sekretë dhe askush nuk heton. Është i vetmi vend ku vidhet edhe në kohë pandemie.

Lista mund të vazhdojë pa fund, por ajo tregon qartë se Shqipëria është ku e ku më keq nga sa thotë Freedom House.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...