Pas Mira Kazhanit, edhe Arbjan Mazniku merr dy rroga në kohë paqeje dhe lufte

E Enjte, 07 May 2020 10:51

Në kulmin e protestave të më të varfërve në të gjithë Shqipërinë për pagën e bukës së gojës, zyrtarë të lartë të pushtetit po përfitojnë pagat e dyta mbi njëmilionshe. Një prej tyre është edhe Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, i asaj bashkie që duket se paska burime të pashtershme për të paguar "shërbyesit" e politikave dhe interesave të saj.

Veç pagës së tij prej 150 mijë lekësh në muaj, Mazniku rezulton se po përfiton edhe një pagë të dytë: "Pagën e paqes" prej 100 mijë lekësh të reja çdo muaj si administrator I shoqërisë ECO Tirana.

 

Mazniku, njesoj si gazetaret Mira Kazhani e Bieta Sula, të shpërblyera nga bashkia nërpëmjet Ndërmarrjes së Ujësjellësit Tiranë, është denoncuar me dokumente publike.

Mazniku tërheq rregullisht pagën e dytë mbi bazën e një kontrate që duket se do ta bëjë të lumtur edhe pas përfundimit të krizës së pandemisë: Kontrata e nisur më 29 korrik 2019 do të përfundojë më 29 korrik 2022!

Prej disa javësh, kryebashkiaku Veliaj, po shfaqet publikisht në media me disa qese me ndihma që i dorëzon me ceremoni para kamerave tek familjet e varfra të Tiranës, ndërkohë që nga ana tjetër, krahas gazetareve të pushtetit të tij personal, vrapon edhe zëvendësi i tij me kartat bankare për të tërhequr 2 milionë e gjysëm lekë çdo muaj për xhepin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...