“Shqipëria ia ka dalë mbanë me faqe të bardhë!!!”- Ky mesazh që i ka shkuar në adresën e tij personale një qytetari të regjistruar në portalin e-Albania për të përfituar “pagën e luftës”, e ka lënë atë sa të habitur aq edhe të tronditur. Pikërisht aty ku atij i është dhënë garancia se të dhënat personale ishin tërësisht të mbrojtura, dyshimi se me to mund të abuzohej lirisht nga institucione dhe individë, tashmë zuri vend.
Qytetari A.S.ia ka përcjellë këtë fakt ish-kryeministrit Sali Berisha, që e ka dënuar ashpër ndërhyrjen e qeverisë deri në të dhënat e ashtuquajtura “personale” të qytetarëve të Shqipërisë.
Berisha shkruan: "Edvin Mafia përdor e-Albania për të abuzuar me të dhënat tuajat personale! Lexoni mesazhet që dërgon nëpërmjet kësaj platform, por edhe përgjigjen e merituar dhe të guximshme që i japin kryehorrit që përdor fatkeqësinë natyrore për të hyrë në jetën tuaj personale. Nderim qytetarit guximtar për reagimin e tij dinjitoz!"
"Ja për çfarë i përdorin të dhënat tona, Doktor, që ne nga halli i kemi dhënë tek e-Albania.
Është skandal e ndihemi të tradhtuar nga shteti ynë se këto të dhena mund të përfundojnë në dorë të banditëve që kane lidhje me qeverinë.
Ja edhe përgjigjja ime në portalin e qeverisë.Respekte për ju edhe për çfarë keni bërë 8 vite në qeverisjen tuaj për kombin shqiptar, që ky filoserbi na ktheu mbrapa .A.S"