Një ditë më parë u zhvillua Samiti i Zagrebit nëpërmjet internetit ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Teksa qeveria shqiptare nuk ka lëshuar ndonjë reagim për këtë Samit, Partia Demokratike kërkon përgjigje.
Sekretari për Marrëdheniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu, parashtroi disa pyetje, ndërsa nënvizon se Samiti mori vëmendje të madhe nga liderët e Bashkimit Evropian.
Reagimi i plotë:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mori një vemendje të madhe si nga liderët e Bashkimit Europian dhe opinioni publik europian. Edi Rama që nuk lë vogëlsi t’i shpëtojë pa komentuar e pa u vetkënaqur në TV, nuk tha asnjë fjalë për Samitin e Zagrebit. Pse kjo heshtje e pazakontë e Kryeministrit? Pse Edi Rama nuk është mirënjohës për 3.3 miliard Eurot dedikuar Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria do të ketë mbështetje të rëndësishme? Cfarë e hidhëroi Edi Ramën? Ndoshta detyrimi i panegocueshëm për të patur arritje të besueshme në luftën kundër krimit e korrupsionit, apo kërkesa e panegociueshme për t’u tërhequr nga mbrojtja e atyre që u përfshinë në shitblerje votash dhe nga miratimi i ligjeve që përkeqësojnë lirinë e shprehjes të inicuara nga ai vetë. Tërheqje këto më të mundimshme se tërheqja nga përballja me gazetën Gjermane Bild, e cila i pohoi mbarë Europës vërtetësinë e akuzave të Bild për vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Rama.