'Rama, burrë i frustuar që dhunon gra'/ Ish-deputetja: I tregoi Europës, që nuk do që Shqipëria të jetë pjesë e saj

Saturday, 09 May 2020 17:55

Ish-deputetja, Oriola Pampuri, ka denoncuar dhunën e pashoqe që policia e urdhëruar nga Rama ushtroi ndaj qytetarëve të cilët po protestonin në Ditën e Europës. Pampuri e quajti Ramën një burrë të frustuar që zgjedh të dhunojë edhe gra.

'Edi Rama, zgjedh dhunën, ndaj qytetarëve, ndaj grave si urim, në Ditën e Europës.

Një burrë i frustruar, zgjedh të dhunojë një grua. Kryeministri në delir, me komplekse, dhe i shfazuar nga fundi i pushtetit, i verbuar nga urrejtja e makthet, nuk njeh mëshirë edhe para grave, nënave, si të mos ishte biri i një nëne, apo burri i një gruaje.

Vetëm nëse si ke patur kurrë këto ndjesi, vepron pa mëshirë, përballë tyre.
Në Ditën e Europës, Edi Rama zgjedh të dhunojë në mënyrë barbare qytetarët, të cilët zgjedhin të protestojnë siç ndodh në çdo vend demokratik, por mesa duket fare qartë, demokracia në Shqiperi është në agoni prej 7 vitesh, e nuk ka kurrfarë shprese që me këtë arrogant e nihilist, të ketë shpresë e zgjidhje tjeter, veçse shbërjes së pushtetit të tij uzurpues, mashtrues, dhunues e denigrues

Edi Rama sot i tregoi Europës, që nuk do që Shqiperia të jetë pjesë e saj, i tregoi Europës që nuk mund të jetë pjesë e familjes së madhe Europiane. Në ditën e Europës, zgjedh të rrahë e gjakosë qytetarë të pafajshëm. Pushteti nuk mbahet me dhunë, vjedhje, të fortë e mashtrime. Koha jote mbaroi, e do të kujtohet gjatë, madje si periudha më errët dhe më e shëmtuar, pas viteve të diktaturës.'

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...