"QEVERIA QË VJEN ME VOTAT E BLERA NUK MUND TË BLEJË TESTE DHE MASKA PËR POPULLSINË"

Saturday, 09 May 2020 19:20
Marr shkas nga një koment i një prej antarve të komitetit teknik që thotë se : “përqindja e pozitiviteteve me CIVID-19 matet në bazë të testimeve për 1000 banorë”...
Që këtu del në dritë se pse ky komitet i ngjan më shumë një byroje politike, ose më keq akoma, përdoret si i tillë, se sa një komiteti shkencorë.
Pse?
Po të shikojmë hartën e Europës, jemi shteti i fundit për numër tamponesh për popullsi, kemi vetëm 3,57 tampone/1000 banor ku mesatarja e Europës është 37.7 teste /1000 banor.
Bazuar mbi cka thotë dhe si vepron ky komitet, del fare qartë se numrin e tamponeve e kanë mbajtur me dashje të ulët për të ulur artificialishtë numrin e pozitivëve. Sepse nuk mund ta besoj, dhe as vetë ky komitet nuk e beson se ne në menaxhime të tilla jemi fanari i Europës.
Thjeshtë me këtë, strategjia e qeverisë nuk paska qënë të menaxhoj pandemin por ta fsheh atë.
Jo vetëm kaq,
Por testimi i deri tanishëm virologjik është thuajse nul...
Pse?
Deri tani janë testuar me testin virologjik (tampone) 10268 persona, nga të cilët vetëm 856 kanë rrezultuar pozitiv, prej të cilëve 627 janë të shëruar (kanë krijuar antitrupa). https://new.shendetesia.gov.al/covid-19-ministria-e-shendetesise-ne-24-oret-e-fundit-6-raste-te-reja-7-te-sheruar/
Pjesa prej 9412 persona (10268-856) janë vunerabel ndaj virusit si gjithë pjesa tjeter e popullsisë. Pra deri në tani qeveria ka identifikuar vetëm 825 persona imun, me shpresë dhe me urimin që të gjithë 198 rastet aktive që janë të sherohen plotësisht (31 kanë ndërruar jetë).
Qeveria, thënë ndryshe, ka arritur të identifikojmë 0.3 raste imune në 1000 banorë.
Një vrim në ujë....
Po bëhet më shumë se 1 muaj që kemi kërkuar me forcë të fillojnë testimet imunologjik.
Me perjashtim të premtimeve dhe genjeshtrave, kjo qeveri nuk ka bërë apsolutishtë as gjë.
Thuhet se testet e analizave imunologjike po validohen nga Laboratory i Qëndres Shendetësore Universitare. Ky laborator është laborator i pa akredituar, siç i pa akredituar është edhe Laboratori i virologjisë (e gjithë ISHP është i pa akredituar). Asnjëri nga këto të dy institucione nuk janë të akredituar, për këtë mjafton të shikonhet në http://dpa.gov.al/organe-te-akredituara/., dhe sit ë tilla nuk kanë tagrin të bëjnë validim.
Sot tregu ofron teste të çertefikuara dhe të kolauduara të cilat janë të gatëshme për përdorim, dhe mund ti përdor cdo laborator rajonal dhe qendror, gjë që i jep mundësi të “arta” qeverisë që të mund të bëj një depestim total të popullsisë.
Mjaft me gënjeshtra, sepse është urgjencë kombëtare sot testimi imunologjik dhe krijomi i të ashtuquajture hartë imunologjike. Një gjë e tillë po bëhet nga të gjitha shtetet europiane, sepse vetëm kjo është një e dhenë e qendrueshme.
Janë me qindra artikujt shkencorë që thonë se vetem me një testim imunologjik krijon një pasqyrë më të detajuar për gjëndjen virale të një vëndi. Kjo bëhet e mundur nepermjet:
a) Identifikimit të personave që kanë krijuar imunitet (pozitiv ndaj test imunologjik IGM, IGG)
b) Identifikimit të personave që nuk kanë rënë akoma në kontakt me virusin COVID-19, (negativ ndaj test imunologjik IGM, IGG), në këtë mënyrë mund të identifikojmë personat me rrisk më të madh të cilët duhet mbajtur nën kontroll.
Kjo është një sfidë e hapur ndaj qeverisë, sepse këto analiza do të nxjerrin fare qartë se piku i epidemisë ka qënë në muajt janar-shkurt, dhe si e tillë veprimet e deritanishme të qeverisë janë veçse kriminale, të cilat po na cojnë drejt një katastrofe ekonomike.
Është tejet e vonuar hapja e përgjithëshme dhe kthimi i lirive individuale, dhe ajo mund të bëhet e mundur vetëm duke u paraprirë nga dy vendime të qeverisë:
1. Testim i përgjithshëm i popullsisë.
2. Detyrimin i popullatës për të mbajtur maska në ambiente publike të mbydhura, dhe kjo e përballuar plotësisht nga fondet e qeverisë.
Por jam skeptik se mund ta bëj koj qeveri një gjë të tillë, sepse kjo qeveri ka para për të blerë vota por jo për teste dhe maska për të mbrojtur popullsinë e vet, ndaj fokusi i saj është vjedhja dhe jo shëndeti i popullit.
PhD. Ilir PECNIKAJ
Modifikuar më Saturday, 09 May 2020 20:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...