Haradinaj: Mbyllja e kufirit Kosovë-Shqipëri ishte panik. Rama punoi për ndarjen e Kosovës

Hënë, 11 May 2020 16:00

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kritikoi mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri dhe në një intervistë për Ora News e akuzoi qeverinë Kurti se veproi nën panik.

Haradinaj foli edhe për marrëveshjen me Serbinë dhe tha se disa qarqe europiane duan të pengojnë njohjen reciproke nën drejtimin e Washingtonit. Këtu ai ripërsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama, që sipas tij ka punuar për ndarjen e Kosovës me presidentët Thaçi.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj drejtoi kritika ndaj qeverisë Kurti për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19. Gjatë një interviste me Ora News, Haradinaj tha se disa prej masave kanë qenë të gabuara dhe të frymëzuara nga paniku. Një prej tyre Haradinaj përmendi edhe mbylljen e kufijve Kosovë-Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

Një prej tyre Haradinaj përmendi edhe mbylljen e kufijve Kosovë-Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

Ramush Haradinaj: Mungesa e komunikimit Kosovë - Shqipëri dhe mbyllja e kufirit mendoj se është panik. Masat e ndërmarra kanë qenë masa paniku nga ana e qeverive tona. Ne duhet të komunikonim jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në atë arsimor apo sfera të tjera të jetës. Unë kam pasur komunikim me presidentin Meta, kam përcjellë gjendjen. Është gabim një lloj mungese komunikimi për këtë.

Ne kemi pasur një konflikt me kryeministrin Rama sa i takon një teme të vetme, mënyra e arritjes së një marrëveshje për njohjen reciproke. Unë kam qenë i vendosur që për arritjen e një marrëveshje me Serbinë mos cënohen territoret.

Me kryeministrin Rama kemi pasur këtë thyerje, por jam përpjekur të kompensoj. Unë shpreh respektin vëllazëror për të gjithë komunitetin shqiptar.

Jam habitur me mbylljen e kufirit Kosovë- Shqipëri, ndoshta nuk kishte pse të mbyllej plotësisht. Po flas për njerëzit se qarkullimi I mallrave është lejuar. Shoferë nga skaje të botës kanë ardhur në Kosovë e nga Kosova në Shqipëri. Është tepruar me këtë ndalesë. Ka dhe ndalesa të tjera të palogjikshme, por duhet të mësojmë nga kjo përvojë për të ardhmen.

Në lidhje me marrëveshjen me Serbinë, Haradinaj tha se ajo nuk duhet të përfshijë ndryshimin e kufijve, ndërsa akuzoi disa qarqe europiane që sipas tij duan që të pengojnë njohjen reciproke me Serbinë nën drejtimin e Uashingtonit.

Ramush Haradinaj:   ‘Tani shihet se europianët nga frika që amerikanët mund ta përshpejtojë arritjen e një marrëveshje ata vetë e hapin mundësinë e diskutimit të territorit, në mënyrë që të krijojë rezistencë ndaj arritjes së nja marrëveshje .  Berlini zyrtar u nxitua të deklaronte se Borell dhe Lajçak janë Gjermania dhe ne i përkrahim. Për mua është e palogjikshme. Të gjithë e dinë kur diskutohen kufijtë në Ballkan sidomos kur janë ndalë me luftë.’

Ndaj ish-kryeministrit Haradinaj ka një padi për shpifje në Gjykatën Themelore nga kryeministri Edi Rama. Por ish kreu i qeverisë së Kosovës tha se as Millosheviçi nuk e ka nënshtruar dhe e akuzoi sërish kryeministrin Rama se ka punuar për ndarjen e Kosovës me presidentët Thaçi e Vuçiç.

Ramush Haradinaj: ‘Kam një padi aq sa di unë sepse nuk më ka ftuar gjykata, por jo ajo padi, po çka do qoftë tjetër nuk ka për të heshtur të drejtën e shqiptarëve. Ai ka qenë pjesë direkte, ai dhe lobi i tij dhe sejmenët e tij kanë punuar intensivisht për ndarjen e Kosovës, sikurse ishte edhe zoti Thaçi edhe zoti Vuçiç. Po për fat, qendrat vendimmarrëse, Uashingtoni zyrtar, mekanizmat e sigurisë, ata që e zbatojnë gjeostrategjikë për stabilitet në botë e kanë kuptuar lojën e tyre.’

Për bashkëpunimin me LDK-në, Haradinaj tha se vendi nuk duhej lënë pa një qeveri në kohë pandemie dhe nënvizoi se Kushtetuta mundëson formimin e një kabineti të ri nga forca që del e dyta në zgjedhje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...