Bylykbashi: Maxhoranca u tërhoq nga qëndrimi provokativ i Ramës dje. Nuk do lejojmë ta miratojnë Kodin Zgjedhor pa opozitën

E mërkurë, 13 May 2020 14:07

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, deklaroi se maxhoranca u tërhoq nga qëndrimi provokativ i djeshëm i kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, demokrati tregoi detaje nga mbledhja e sotme, që u shoqërua me debate mes kryetarit të kësaj tryeze, Damian Gjiknurit, dhe përfaqësuesit të LSI-së Petrit Vasili. Sipas Bylykbashit, kreu i qeverisë po tenton që të nxjerrë nga binarët këtë mbledhje, pasi kërkon që të miratojë i vetëm Kodin e ri Zgjedhor.

“Sot u mblodh Këshilli Politik. Debatet ishin shumë të forta për shkak të deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama. Rama deshi të minojë progresin me reformën. I bëmë të qartë maxhorancës se kushtet tona janë aty, ne nuk tërhiqemi prej tyre. S’mundet që në asnjë mënyrë që kryeministri të marrë në xhep administratën zgjedhore, duke emëruar militantë politikë të veshur si të pavarur, e po ashtu as Kolegjin Zgjedhor për t’ju vënë vulën manipulimeve. Kjo është e pandryshueshme. Pavarësisht se kush ka qenë në opozitë, ose jo. Ne do t’i shtojmë procesit zgjedhor garanci të tjera, që do të bëjnë të vështirë manipulimin. Në debatin tonë, bëmë të qartë qëndrimin tonë. Maxhoranca u tërhoq nga ato qëndrime që dje në mënyrë provokative Edi Rama bëri. Ai prononcim, pikërisht kur këshilli politik po fillonte punën. Duket qartë se tentohet që të nxirret nga binarët. Ai kërkon që të miratojë me votat e tij kodin zgjedhor dhe jo me opozitën. Kolegji zgjedhor të jetë i përzgjedhur prej tij. Ne nuk e lejojmë dhe në këtë këshill nuk pranohet. Sot debati ishte i fokusuar tek kjo çështje, jo tek detajet e propozimet konkrete. Ajo që bëjmë të qartë ne është se maxhoranca s’do e bëjë vetëm ndryshimet në kodin zgjedhor. Ne u përpoqëm që të inkuadronim bazat e kompromisit të të janarit. Ai që është mëkatari i madh jo vetëm politik, që është dhe për zgjedhjet, është kryeministri dhe i fundit që mund të flasë për standardet dhe zgjedhjet e shqiptarëve.”, tha Bylykbashi.
(BalkanWeb)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...