Saliaji nga Korça: Shqipëria po zjen! Rama duhet t’u shërbejë qytetarëve në momentet e fundit të qeverisjes së tij

E mërkurë, 13 May 2020 15:19

“Nuk ka një vendimmarrje për protesta. Ne mbështesim çdo protestë të qytetareve aty ku kanë patur shqetësime në përcjellim zërin e tyre.”. Kështu deklaroi nga Korça, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Në një prononcim për mediat Salianji theksoi se përfaqësues të PD-së kanë dalë në terren për të takuar qytetarë, të cilët shprehin shqetësim për situatën që po kalon vendi. Salianji tha se nga kjo situatë, ‘shpërthimi’ i qytetarëve në protesta do të vijë shumë shpejt dhe kjo do të përkthehet edhe në votë kundër qeverisë

“Ne po takojmë qytetarë që shprehin shqetësimin e tyre qofte për paketat e ndihmës ato që reklamojnë varfërinë kur u çojnë, te cilat janë selektive si paketa dhe nuk jane te mjaftueshme per te kaluar 2 muaj izolimin dhe vlimi i qytetareve shqiptarë është ne pararoje. Une besoj qe kjo do te përkthehet shume shpejte ne vote kundër qeverise ne zgjedhjet qe do jene shume shpejt dhe protestat apo reagimet e sotme duhet te shërbejnë qe paratë qe janë te oligarkët te shpërndahen te qytetaret, ritheksoj qe ne momentet e fundit qeveria duhet te jete e përgjegjshme për te mos lëne qytetaret jo vetëm ne kushte qe nuk ja dalin dot për te mbijetuar. Ne dëgjojmë qytetaret per shqetësimet e tyre ndërsa per protestat ka nje vendimmarrje për protesta te organizuara nga opozita, por cdo proteste e organizuar nga qytetaret mbështetet nga ana jone ashtu siç ne këto moment nuk eshtë momenti per te shfokusuar vëmendjen per protesta politike, është momenti për te qene prane qytetareve, per te mbrojtur interesin publik dhe ekonomine e shqipetareve e cila do te jete shume e vështire te rikthehet nesër nese do te vazhdohet me kete lloj zhvatje nga 10 njerez. Këta 10 njerëz i kemi denoncuar me emra te gjitha, jane koncesionet qe paguhen sot partneritetet publike private dhe jane pa diskutim te gjithë tenderat qe merren vetëm nga nje grusht njerëzish. Ne Korçë i kemi denoncuar qe vetëm 2 emra marrin gjithë punët publike dhe po njësoj edhe ne Shqipëri çdo qark ka beun e vet.”, tha Salianji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...