Regjisori Edmond Budina është shprehur shumë i revoltuar pas mësymjes që ka ndodhur këtë pasdite në Teatrin Kombëtar, ku forca të shumta policore bashkiake brohën në derën e Teatrit duke provokuar dhe duke vendosur një letër në derën e institucionit, ku u bëhet me dije aktivistëve se tashmë Teatri i ka kaluar Bashkisë.
‘Po i paralajmëroj të mos derdhin gjak. E shikoni se si vijnë në mënyrë të hajdutshme dhe sulmojnë në një moment të papërshtatshëm.
Ju e patë në pak minuta ishim të shumtë këtu. Ju bëj thirrje të kini kujdes.
Ruani mendjen. Sepse siç ju ikën juve, mund të na ikë edhe neve.
Merrini me hu këta njerëz që vijnë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze për të marrë pronën publike.
Ndaj të gjithë shqiptarët të dalin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Prandaj le të vijnë prapë’-u shpreh Budina.