Veliaj provokon Teatrin Kombëtar me polici, reagon Albana Vokshi: Akti i sotëm është një provokim ndaj artistëve dhe qytetarëve

E mërkurë, 13 May 2020 18:08

Veliaj provokon Teatrin Kombëtar me polici, reagon Albana Vokshi: Akti i sotëm është një provokim ndaj artistëve dhe qytetarëve.

 

Këmbëngulja e Edi Ramës dhe e Erion Velisë për të shembur Teatrin Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me artin. Është një akt korruptiv, që kërkon të vjedhë pronën publike, që dyshja e hajdutëve Rama-Veliaj të shtojnë pasuritë në kurriz të shqiptarëve. Se kujt i përket një pasuri kombëtare nuk e tregon një copë letër që i shërben pastrimit të parave të pista.

Teatri Kombëtar u përket qytetarëve shqiptarë dhe ashtu duhet të mbetet.

Akti i sotëm është një provokim ndaj artistëve dhe qytetarëve. Të kesh prioritet prishjen e një vepre arti, do të thotë se axhenda e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës nuk janë qytetarët në ditën e tyre më të keqe, nuk janë bizneset që po falimentojnë, por është vetëm vjedhja e tyre në çdo formë, kudo dhe me çdo mënyrë.

Partia Demokratike është në krah të çdo qytetari dhe artisti që ka vënë të parin interesin publik dhe qendron kundër vjedhjes së pronës publike dhe pasurisë kombëtare.

#MbroTeatrin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...