Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili paralajmëron në një postim në rrjetet sociale se nuk do të hidhet asnjë hap pas “per t’jua falur Teatrin Kombëtar këtyre maskarenjve”.
“Çdo anëtar, simpatizant e mbështetës i LSI është dhe do të jetë deri në fund në krah të mbrojtësve të Teatrit Kombëtar dhe të gatshëm për çdo sakrificë në ruajtje të vlerave të identitetit të kulturës dhe të pronës publike”, shkruan Vasili.
‘Asnjë hap pas, përballë maskarenjve dhe hajdutëve të Bashkisë që provokojnë Teatrin!
Teatri, artistët dhe qytetarët provokohen sërish sot nga gangsterët e rilindjes në Bashki.
Sejmenët e megavjedhjes së ideuar nga Rama u çfaqën si provokatorë ordinerë kundër Teatrit.
Asnjë nuk do të bëjë asnjë hap pas për tjua falur Teatrin Kombëtar këtyre maskarenjve.
Horrat e drogës dhe të krimit të veshur me pushtet jane lëshuar si çakenj mbi kulturën, mbi pronën publike duke shkelur Ligjin dhe Kushtetutën.
Çdo anëtar, simpatizant e mbështetës i LSI është dhe do të jetë deri në fund në krah të mbrojtësve të Teatrit Kombetar dhe të gatshëm për çdo sakrificë në ruajtje të vlerave të identitetit të kulturës dhe të pronës publike. Asnjë hap pas!!